E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dekani i Fakultetit Filozofik të USHT-së, Prof. dr. Fadbi Osmani theksoi se qëllimi kryesor i arsimit është të krijojë njerëz të aftë, që të bëjnë gjëra të reja dhe jo thjesht të përsëritin atë që kanë krijuar brezat e tjerë, por njerëz që janë krijues, shpikës dhe zbulues.
Fakulteti Filozofik i USHT-së organizoi Konferencën e tretë shkencore ndërkombëtare

Fakulteti Filozofik i Universitetit Shtetëror të Tetovës organizoi Konferencën e tretë shkencore ndërkombëtare, me temë: “Sfidat dhe perspektiva e arsimit bashkëkohor”. Në hapjen solemne të kësaj konference, Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti tha se fillimi i punimeve të Konferencës së tretë ndërkombëtare shkencore "Sfidat dhe perspektiva e arsimit bashkëkohor”, që organizohet nga Fakulteti Filozofik, konfirmon angazhimin tonë të palëkundur për të siguruar mbështetje të plotë për çdo fakultetet në organizimin e konferencave, kongreseve dhe simpoziumeve shkencore me karakter ndërkombëtar, botimin e revistave shkencore, si dhe stimulimin e stafit akademik për kërkime shkencore.

"Në vendin tonë dhe rajonin e gjerë, arsimi sot përballet me sfida të shumta, por me koordinim të përbashkët dhe shfrytëzimin e përvojave të njëri-tjetrit, ne mund të synojmë arritjen e rezultateve cilësore në arsimimin e ciklit të ulët, të mesëm dhe të lartë, si në mësimdhënien po ashtu edhe në kërkime shkencore.

Është inkurajues fakti se sot, institucionet tona akademike pretendojnë perspektivat bashkëkohore, gjithnjë duke trajtuar dhe folur për temat si: Politikat arsimore bashkëkohore; Të menduarit kritik si imperativ i arsimit bashkëkohor; Integrimet në sistemin arsimor; Përsosja profesionale e mësimdhënësve; Globalizimi, arsimi në shoqëritë me diversitet kulturor dhe shumë tema të tjera me interes për arsimin e lartë”, tha Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti.

Dekani i Fakultetit Filozofik të USHT-së, Prof. dr. Fadbi Osmani theksoi se qëllimi kryesor i arsimit është të krijojë njerëz të aftë, që të bëjnë gjëra të reja dhe jo thjesht të përsëritin atë që kanë krijuar brezat e tjerë, por njerëz që janë krijues, shpikës dhe zbulues.

“Tema qendrore e konferencës "Sfidat dhe perspektiva e arsimit bashkëkohor", në të cilën do të prezantohen dhe debatohen shumë çështje dhe aspekte të rëndësishme shkencore për problemet me të cilat ballafaqohet arsimi sot, si dhe përcaktimi i perspektivës nga këndvështrimi i pedagogjisë, filozofisë, sociologjisë, psikologjisë, historisë, edukimit special dhe filologjisë orientale”, deklaroi Dekani i Fakultetit Filozofik të USHT-së, Prof. dr. Fadbi Osmani.
Koordinatori i kësaj konference, Doc. dr. Ibish Kadriu theksoi se, përveç temës që trajton kjo konferencë, njëherit sot e promovojmë edhe numrin e dytë të revistës shkencore ,,PHILOSOPHICA”.

“Tema e kësaj konference përbën një sfidë në vete për të gjithë ne, përballë sfidave që ka hapur kjo kohë e ky shekull për botën e gjithëditurisë, kështu që, pjesëmarrja e një numri kaq të madh të autoriteteve akademike dhe shkencore në këtë konferencë na mbush me besimin se do ta arsyetojë pritshmërinë tonë dhe të opinionit shkencor në Maqedoni dhe në rajon”, theksoi Doc. dr. Ibish Kadriu, koordinator i konferencës.

Për pjesën tematike të konferencës, pjesëmarrësve dhe studiuesve me fjalë rasti ju drejtua Prof. dr. Hajrulla Koliqi, i cili tha se tema e konferencës është me karakter aktual, historik dhe futurologjik. “Disa nga çështjet apo sfidat e shumta që e karakterizojnë arsimin bashkëkohor, janë: Cilësia e arsimit; Qasja ndaj ndryshimeve në arsim; Profesionalizmi dhe diletantizmi në arsim; Standardizimi dhe individualizimi i arsimit; Arsimi elektronik dhe deinstitucionalizimi i arsimit; Demokratizimi i arsimit; Arsimi gjithëpërfshirës; Globalizimi i arsimit dhe arsimi kombëtar; Mësimi i religjionit; Pedagogjia dhe shkencat e edukimit; Didaktika dhe teoria e kurrikulës; Filozofia e arsimit dhe Arsimi mbi të gjitha”, u shpreh Prof. dr. Hajrulla Koliqi.

Konferenca e tretë shkencore ndërkombëtare “Sfidat dhe perspektiva e arsimit bashkëkohor” që organizohet nga Fakulteti Filozofik i USHT-së do t’i zhvillojë punimet gjatë dy ditëve, ku me kumtesat e tyre do të marrin pjesë studiues dhe punonjës shkencorë nga vendi dhe rajoni.

Publikuar: 02.11.2015 | 12:15
Lexuar: 927 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:

Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime