E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Samit janë ftuar ekspertë prej mbi 15 shtete të rajonit dhe botës të cilat do të prezantojnë propozimet, analizat dhe programet e tyre për zhvillimin ekonomik.
Eksperti Tomi Ahonen do të flasë në Samitin ekonomik të Maqedonisë në Shkup









Finlandezi Tomi Ahonen, të cilin "Forbs" e emëroi ekspertin numër një për teknologji digjitale në botë, do të jetë folës nderi në Samitin ekonomik të Maqedonisë, që do të mbahet prej datës 18 deri më datën 20 të këtij muaji në Shkup, kumtoi sot organizuesi i Samitit, organizata "Maqedonia 2025".

Gjatë tre ditëve programore të samitit do të prezantohen ide dhe praktika më të mira për atë se si të përmirësohet industria dhe sektori afarist në Maqedoni. Në Samit janë ftuar ekspertë prej mbi 15 shtete të rajonit dhe botës të cilat do të prezantojnë propozimet, analizat dhe programet e tyre për zhvillimin ekonomik.

"Ahonen është folësi kyç i samtiit në Shkup ku do të japë shembuj për angazhimin e tij në Evropë, do të flasë për transformimin e Koresë së Jugut bë çudi digjitale dher për pjesën e tij në zhvillimin e atij sektori në Keni, Irlandë, Afrikë Jugore dhe Kolumbi. Ahonen so ta prezantojë vizionin e tij për transformimin e Maqedonisë në krijimin e një qendre zhvillimore në Shkup për teknologji të mençura dhe pozicionim të vendit si mjedis rajonal info-teknologjik", kumtoi "Maqedonia 2025".

Ahonen, i cili paraprakisht ka punuar në funksione ekzekutive në "Nokia", është këshilltar i IT kombeve si Singapori, Finlanda, Malejzia, Irlanda, në raport me transformimin e tyre drejt shoqërive digjitale. Flet në ngjarje në Luginën e Silikonit dhe Tokio, si dhe në mbi 100 konferenca në botë. Ka shkruar 12 libra dhe ka dhënë qëndrime të veta në mbi 140 publikime në të cilat me saktësi të jashtëzakonshme i parasheh rrjedhat e ardhshme teknologjike.

Nga "Maqedonia 2025" kumtojnë se krenohen me pjesëmarrjen e një numri të madhj të profesionistëve dhe ekspertëve të cilët rrjedhin nga Maqedonia, ndërkaq punojnë në kompani të huaja të suksesshmke dhe të njohura.

Nga "Maqedonia 2025" u bëjnë thirrje të gjithë profesionistëve, sipërmarrësve dhe analistëve të biznesit në vend të vijnë në samit, të ndërlidhen me pjesëmarrësit ndërkombëtar dhe të punojnë në vizionet e tyre për zhvillim të kapaciteteve dhe kompanive të tyre të tanishme apo të ardhshme.

Hollësi lidhur me ngjarjen dhe mjundësinë për regjistrim i cili ende është në rrjedhë, janë të kapshme në www.macedonia2025.com/summit.

Publikuar: 02.11.2015 | 14:51
Lexuar: 542 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime