E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Ademi sot tha se përderisa komuna ose bordi shkollor konstatojnë se ka kundërvajtje në procedura, mund të drejtohen te institucionet kompetente, megjithatë nuk është mirë të emërohen drejtorë paralel.
Ademi: Shkolla
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi apeloi që shkolla "11 Tetori" dhe prindërit t'i respektojnë ligjet dhe procedurat.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Ademi sot tha se përderisa komuna ose bordi shkollor konstatojnë se ka kundërvajtje në procedura, mund të drejtohen te institucionet kompetente, megjithatë nuk është mirë të emërohen drejtorë paralel.

"Përderisa konstatohet se ndonjëri prej drejtorëve ka rezultate të këqija, mund të ngritet procedurë për shkarkimin e tij. Duhet të ketë iniciativë nga bordi shkollor dhe propozim deri te kryetari i komunës për shkarkim. Në këtë moment nuk jam i njoftuar nëse respektohen të gjitha procedurat, megjithatë Inspektorati këtë shumë lehtë mund ta konstatojë", theksoi ministri Ademi pas konferencës për shtyp për ndarjen e bursave.

Duke u përqendruar në procedurën për emërim të drejtorit në këtë shkollë, Ademi sqaroi se e ka emëruar Daniella Kostadinova në këtë funksion sepse nuk është respektuar afati në të cilin kryetari i komunës Qendër është dashur ta kryej zgjedhjen. Theksoi se gjatë emërimit të saj nuk është udhëhequr nga shkaqet politike.

"Politika duhet të jetë jashtë institucioneve arsimore sepse nuk duhet të lejojmë që nxënësit të vuajnë nga arsyet politike. Nuk jam nisur nga arsyet politike kur e kam emëruar drejtin në këtë shkollë, por i kam respektuar dispozitat e Ligjit për arsim fillor", potencoi ministri Ademi.

Publikuar: 03.11.2015 | 16:43
Lexuar: 756 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime