E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Marrëveshjen për realizimin e investimit në "Kostal" sot në Qeveri e nënshkruan drejtori i Drejtorisë së ZZHTI-së, Viktor Mizo dhe nënkryetari ekzekutiv i "Kostal", Kristofer Sanders në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
Fillon realizimi i investimit 50 milionësh të kompanisë
Kompania gjermane "Kostal" zyrtarisht filloi me realizimin e investimit të paralajmëruar në Maqedoni në vlerë prej 50 milionë euro, ndërsa në të cilën duhet të hap një mijë vende të punës. Në fillim startojnë në objekt ekzistues si investim braunfild, ndërsa nga fillimi i vitit të ardhshëm do të fillojë edhe ndërtimi i fabrikës së tyre të re.

Marrëveshjen për realizimin e investimit në "Kostal" sot në Qeveri e nënshkruan drejtori i Drejtorisë së ZZHTI-së, Viktor Mizo dhe nënkryetari ekzekutiv i "Kostal", Kristofer Sanders në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Fabrika e "Kostal" do të locohet në ZZTHI Strugë/Ohër ku do të prodhojë komponentë elektronike për industrinë automobilistike. Paralelisht do të punojë në dy fabrika dhe në objektin e ish-EMO, si dhe në fabrikën e re e cila do të ndërtohet në zonën industriale.

Negociatat për investim me kompaninë gjermane "Kostal" filluan në vitin 2011 dhe siç tha pas nënshkrimit të këshilltarit në kabinetin e kryeministrit, Nikolla Gruevski, Alek Nikovski në mënyrë intensive është punuar që të binden se Maqedonia është destinacion i vërtetë për kapacitetin e tyre prodhues.

"Realizimi i këtij investimi është i rëndësishëm si për rajonin e Ohrit dhe Strugës ashtu edhe për tërë shtetin dhe kjo është dëshmi për suksesin e politikave të Qeverisë për tërheqjen e investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës", tha Nikovski.

Nënkryetari ekzekutiv i "Kostal", Kristofer Sanders tha se pas hulumtimit të zbatuar në shumë vende për atë se çfarë kushte ofrojnë për investim kanë zbuluar se Maqedonia është ajo e cila ju nevojitet, ndërsa Ohri dhe Struga u ofrojnë shumë përparësi për biznesin e tyre të ardhshëm.

"Kjo është ditë e rëndësishme për kompaninë "Kostal" dhe para nesh është një e ardhme e ndritur", tha Sanders dhe shtoi se aktivitetet për realizimin e investimit do të fillojnë në disa javët e ardhshme dhe se tashmë në trajnim janë angazhuar 10 të punësuar.

Drejtori i ZZHTI, Viktor Mizo sqaroi se "Kostal" do të punojë në një objekt të ish-EMO-s prej 6.000 metra katrorë të cilin e ka marrë me qira për dy vjet.

Ai shtoi se në objektin e "Kostal" do të angazhohen ish-të punësuar prej EMO të cilët do të fillojnë me trajnim, ndërsa prodhimi pritet të fillojë në fillim të vitit 2016.

Kompania "Kostal" ekziston për 100 vjet, punon në 17 vende, ka 16.000 të punësuar dhe viteve të fundit dyfish e ka rritur rritjen e saj dhe është pozicionuar në mënyrë të shkëlqyer në industrinë automobilistike. Kompania ka qarkullim vjetor prej dy miliardë euro.

Para nënshkrimit të marrëveshjes, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë nënkryetari ekzekutiv i "Kostal", Kristofer Sanders dhe drejtori i kompanisë për Maqedoninë, Juri Makhlakov patën takim me kryeministrin, Nikolla Gruevski.

Publikuar: 05.11.2015 | 18:20
Lexuar: 579 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime