E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nxënësit mezi po presin të kalojnë në objektin e ri shkollor. Ata thonë se për shkak të kushteve jo të mira atyre iu vështirësohej procesi mësimor.
Dibra bëhet me gjimnaz modern
Meqenëse kushtet e ndërtesës së vjetër nuk ishin të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor, autoritetet kërkuan zgjidhje dhe vendosën të ndërtohet një objekt i ri shkollor.

Agjencia Turke për Zhvillim – “Tika” bëri financimin e punimeve dhe tash objekti i ri i gjimnazit është në përfundim e sipër. Ka një hapësirë prej 5400 metër katrorë, me një kapacitet që vlerësohet të jetë i mjaftueshëm për 700 nxënësit e gjimnazit të Dibrës.

Nxënësit mezi po presin të kalojnë në objektin e ri shkollor. Ata thonë se për shkak të kushteve jo të mira atyre iu vështirësohej procesi mësimor.

“Të gjitha dritaret janë të prishura për shkak të vjetërsisë së tyre, të gjitha sendet tjera janë të prishura dhe nuk funksionojnë si duhet dha na pengojnë në procesin mësimor”, tha nxënësi Latif Pjeça.

“E presim me shumë gëzim hapjen e shkollës së re, jo që shkolla është shumë e vjetër, por disi shkolla ka filluar që të vjetërsohet, mësimi mbahet në kushte më të ftohta“, u shpreh nxënësja Medina Lala.

Të njejtën përgjigje morëm prej njërës nga mësueset e këtij gjimnazi. Mësuesja Edlira Lata tregoi se pavarësisht nga angazhimi i tyre, përsëri është vërejtur mungesa e një objekti të përshtatshëm rrjedhën e mësimit.

“Arsimtarët dhe pedagogët mundohen në maksimum, gjithashtu edhe drejtoria është munduar në maksimum që kushtet të jenë optimale, është mirëmbajtur deri tani mirëpo pasi që na u krijuan kushtet për të pasur një shkollë të re, sigurisht që të gjithë presim që të kalojmë në objektin e ri”, tha Mësuesja Edlira Lata.

Edhe Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata pohon se gjithçka po bëhet gati për të nisur mësimi në gjysmëvjetorin e dytë:

“Është një punë që nuk është bërë prej nga viti 1969, sot realizohet dhe bëhet , gjithmonë me investimin komplet për Agjencinë për zhvillim të Turqisë dhe besoj se brenda muajit do të jenë gati dhe sigurisht gjysmëvjetorin e dytë do të vazhdojë mësimi“, thotë Kryetari i Komunës, Ruzhdi Lata.

Prej në vitin 1962, kur the u themelua, gjimnazi i Dibrës nuk ka pasur objekt të vetin. Disa vite me radhë mësimet janë zhvilluar në objektin e një shkolle fillore, për t’u transferuar më pas në një objekt –montazh, të përkohshëm. Që nga viti i ardhshëm ky institucion pritet të gëzojë objektin e ri me të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e procesit. (tv21)

Publikuar: 09.11.2015 | 12:37
Lexuar: 807 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime