E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ekspertë kinezë gjatë disa javëve të ardhshme do të vijnë në Maqedoni, për t'i vlerësuar nevojat e qytetarëve për mjekësinë tradicionale kineze, për mundësitë që i ka shteti në këtë sferë dhe të vërtetojnë se cilat janë hapat konkretë që duhet të bëhen, me qëllim të hapjes së qendrës tradicionale mjekësore kineze.
Ekspertė kinezė do t'i vlerėsojnė mundėsitė pėr zhvillimin e mjekėsisė kineze nė Maqedoni












Ekspertë kinezë gjatë disa javëve të ardhshme do të vijnë në Maqedoni, për t'i vlerësuar nevojat e qytetarëve për mjekësinë tradicionale kineze, për mundësitë që i ka shteti në këtë sferë dhe të vërtetojnë se cilat janë hapat konkretë që duhet të bëhen, me qëllim të hapjes së qendrës tradicionale mjekësore kineze.

Këtë në takimin e sotëm në Pekin, e dakorduan ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani dhe zëvendës-ministri kinez i Shëndetësisë dhe drejtor i Administratës shtetërore për mjekësi tradicionale kineze, Vang Guokiang.

"U dakorduam që ekipi i ekspertëve kinezë të sigurojë Plan akcional draft, i cili do të miratohet dhe do të etablohet në këtë Qendër, e kjo përfshin edhe edukimin e kuadrove. Për këtë është i domosdoshëm bashkëpunimi mes fakulteteve të mjekësisë së dy vendeve, hapje të Katedrës për mjekësi tradicionale në Maqedoni dhe stërvitje të ekspertëve në Kinë", theksoi pas takimit ministri Osmani.

Neve, tha ministri i Shëndetësisë, na interesojnë disa degë nga mjekësia tradicionale kineze, si fizioterapia, akupunktura, lloje të ndryshme të prodhimeve herbale dhe farmaceutike, të cilat shumë shfrytëzohen në Republikën e Maqedonisë, por në një mënyrë joformale edhe qëllimi është që të vendoset në rend kjo problematikë.

Guokiangi tha se mjekësia tradicionale kineze është e përbërë nga bindjet tradicionale, religjioze dhe kulturore të të gjithë popujve që jetojnë në RP të Kinës.

Ministri Osmani sot e vizitoi Spitalin për mjekësi tradicionale kineze Guanganmen në Pekin, i cili është kombinim i mjekësisë bashkëkohore dhe mjeksisë tradicionale kineze dhe në të cilën funkcionojnë shtatë klinika.

Pas takimit me zëvendës-drejtorin e spitalit, Vang Veidong, ministri Osmani e vizitoi repartin për akupunkturë. Ai vërejti se për ne është interesant pjesa e Klinikës për dhembje, sepse, siç tha ai, edhe në Maqedoni ka qendër të tillë në kuarëd të Klinikës për ortopedi, e cila edhe më tej duhet të zhvillohet, duke i përfshirë edhe metodat të cilat zbatohen në spitalin Guanganmen.
Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani në Kinë

"Me akupunkturë mjekohen paraliza, pagjumësia, sulmi në tru, dhembjet në boshtin kurizor, etj. dhe kjo është terapi simptomatike, e cila e lehtëson gjendjen e pacientit", shtoi Osmani.

Nëntëdhjetë për qind e pacientëve, të cilët vijnë në spitalin Guanganmen dëshirojnë të trajtohen me mjekësi tradicionale kineze. Në kuadër të spitalit punon një repart për prodhimin e ilaçeve nga mjekësia tradicionale kineze.

Në Kinë funksionon një sistem gjithëpërfshirës i mbrojtjes shëndetësore përmes mjekësisë tradicionale kineze, e cila përfshin shërbime shëndetësore në spital, qendra për mjekësi tradicionale kineze në nivel lokal dhe rajonal. Në shtet ka mbi 3.000 spitale të specializuara dhe 27 univerzitete për mjekësi tradicionale kineze, si dhe 180 qendra shkencore-hulumtuese.

Në më shumë se 90 për qind nga spitalet e përgjithshme, ku praktikohet mjekësia bashkëkohore ka reparte për mjekësi tradicionale kineze, që praktikohet për trajtim të kancerit, SARS-it, diabetit, hepatitit, etj. Në Kinë ka 524.000 mjekë të licencuar, të cilët ofrojnë mbrojtje shëndetësore me zbatimin e mjekësisë tradicionale kineze.

Ministri Osmani në kuadër të vizitës në RP të Kinës, dje u takua me kolegun e tij kinez, Çen Xhu dhe me personat udhëheqës të Administratës shtetërore për ushqim dhe ilaçe, ndërsa nesër do ta vizitojë Qendrën klinike në Pekin.

Publikuar: 29.06.2010 | 08:12
Lexuar: 774 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime