E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë takim u bë fjalë për projektet e realizuara në sferën e bujqësisë dhe blegtorisë.
Neziri, për bujqit shqiptarë janë ndarë 37 milionë euro subvencione shtetërore

Një delegacion qeveritar i udhëhequr nga Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, pjesë e të cilit ishte edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Besimi dhe deputeti Rexhail Ismaili, vizituan Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomizimit me Ujëra, ku u pritën nga ana e sekretarit shtetëror, Besir Jashari dhe drejtorët në këtë resor.

Në këtë takim u bë fjalë për projektet e realizuara në sferën e bujqësisë dhe blegtorisë. Ndër të tjera, u tha se shfrytëzues të subvencioneve gjithnjë e më shumë janë edhe bujqit dhe blegtorët shqiptarë, por edhe kompani dhe ndërmarrja private që udhëhiqen nga shqiptarët.

Po kështu u potencua se janë realizuar projekte kapitale, si hidro-sisteme, diga pastrim, sanim dhe ndërtim të kanaleve për ujitje, ujësjellës, kanalizime, rrugë lokale, rrugë malore, riparim të objekteve turistike.

Pas këtij takimi Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri deklaroi se ne këtë sektor vetëm gjatë vitit 2015 janë investuar 150 milion euro nga të cilat 35 milionë euro u ndanë në komunat dhe vendbanimet shqiptare.

“Jemi këtu për të treguar dhe dëshmuar se bujqësia dhe blegtoria janë ndër prioritet kryesore të Qeverisë. Biseduam për atë që është realizuar deri më tani dhe që do të realizohet gjatë vitit 2016.

Si përfaqësues i BDI-së, dua të shprehi kënaqësinë se subvencionet në komunat dhe vendbanimet shqiptare prej viti në vit shënojnë trend pozitiv. Kështu, për vitin 2015, nga 150 milionë euro sa ishin paraparë për subvencionin e bujqësisë dhe blegtorisë, 35 milionë euro u ndanë në komunat dhe vendbanimet shqiptare. Ndërkaq për vitin 2016, subvencionimi për vendbanimet dhe komunat shqiptare do të shtohet edhe per 2 milionë dhe do të jetë 37 milionë euro, nga 150 milion euro të parapara”, tha ministri Neziri.

Ndërkaq Sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit me Ujëra, Besir Jashari, duke folur për investimet kapitale tha se “Investimet kapitale janë synim permanent dhe në këtë drejtim angazhimi ynë është konkret.

Kështu, duhet theksuar se është përgatitur projekti dhe është hapur tenderi për ndërtimin e Hidrosistemit Raven - Reçicë, me vlerë prej 18 milionë euro.

Është përgatitur dokumentacioni lidhur me ndërtimin Pendës në Lumin e Sllupçanit, me të cilin do të sigurohet sasi shtesë e ujit për pije për vendbanimet e Likovës dhe për ujitjen e 5 mijë hektarë tokë bujqësore. Për këtë projekt do të ndahen 13 milionë euro.

Në vendbanimet shqiptare nga programi për zhvillim rural, përkatësisht për rrugë lokale, ujësjellës, plane urbanistike dhe kanalizime, gjatë këtij viti janë investuar 7.2 milionë euro.

Po në këto vendbanime, për nevojat e blegtorëve janë rregulluar rreth 40 kilometra rrugë malore, me vlerë prej 82 mijë euro, kurse janë pastruar 16.8 kilometra kanale, për të cilat janë harxhuar 270 mijë euro. I përmendëm vetëm disa nga projektet e realizuara, por edhe nga ato që priten të realizohen”, tha Jashari.

Gjatë ditës delagcioni i ushëhequr nga Ministri Neziri vizitoi Kompaninë ‘6 Vëllezërit’ në fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit, ndërsa takim do të realizon edhe me Organizatën e bujqve të Komunës së Sarajit.
Neziri, për bujqit shqiptarë janë ndarë 37 milionë euro subvencione shtetërore
Neziri, për bujqit shqiptarë janë ndarë 37 milionë euro subvencione shtetërore

Publikuar: 09.11.2015 | 14:55
Lexuar: 614 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime