Tensionet u rritën pasi që qindra demonstrues tentuan t'i pengojnë turistët dhe banorët lokalë të ngjiten në feribotët për ishujt e Egjeut. Gjyqi grek e shpallë si joligjore pjesëmarrjen e marinarëve në protestat.
Grevë e përgjithshme e dy sindikatave kryesore në Greqi sot e paralizuan vendin. Kjo është protesta e pesë e madhe në Greqi.
Më shumë se 12.000 të punësuar në sektorin shtetëror dhe privat protestuan në qendrën e Athinës për shkak të reformave qeveritare në sistemin pensional me të cilin rritet mosha për pensionim.
Tensionet u rritën pasi që qindra demonstrues tentuan t'i pengojnë turistët dhe banorët lokalë të ngjiten në feribotët për ishujt e Egjeut. Gjyqi grek e shpallë si joligjore pjesëmarrjen e marinarëve në protestat.
Në protestat morën pjesë edhe shoferët e autobusëve, tramvajëve, dhe makinistët e metrove dhe trenave. Aeroportet në Greqi janë të hapura për fluturime ndërkombëtare, por përafërsisht njëqind fluturime të brendshme janë anuluar.
Protestave iu bashkangjitën edhe gazetarët, për çfarë arsye televizionet dhe radiot sot nuk kishin program, ndërsa nesër nuk do të dalin gazetat.
Konfederata e tregtarëve e mbështetën grevën, por dyqanet në Athinë janë të hapura.
Avokatët paralajmëruan se e vazhdojnë grevën deri më shtetë korrik.
Parlamenti grek duhet të fillojë debat për reformë të sistemit pensional, e cila pritet të zgjasë më shumë javë.