Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se me rastin e shënimit të 10 vjetorit të REC-it, - Zyra në Kosovë, që është mbajtur në ndërtesën e re të ministrive ka ndodhur një incident.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, është sulmuar të martën me grushta nga një person para ndërtesës së re të Qeverisë së Kosovës, bëjnë të ditur burime të Policisë së Kosovës.
Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se me rastin e shënimit të 10 vjetorit të REC-it, - Zyra në Kosovë, që është mbajtur në ndërtesën e re të ministrive ka ndodhur një incident.
Derisa shumica e pjesëmarrësve shërbeheshin në një koktej rasti, një person ka tentuar të sulmoi fizikisht ministrin e Arsimit, Enver Hoxhaj, me ç`rast i njëjti është penguar nga të pranishmit, thuhet në njoftim.
Sipas Ministrisë së Arsimit, motivet e këtij akti ende nuk dihen, ndërkaq Policia e Kosovës është duke u marrë me hetimin e rastit.