E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Neziri, i cili e hapi punëtorinë e sotme për KOSME, theksoi se për tërheqjen e parave prej këtyre fondeve evropiane, është i nevojshëm angazhim më intensiv edhe nga ana e Ministrisë.
Neziri: Edhe Ministria edhe kompanitë të jenë më aktive për shfrytëzimin e Programit KOSMO


- Kompanitë të jenë më aktive, të iniciojnë sa më shumë ide dhe biznese për shfrytëzimin më të madh të mjeteve të Programit KOSME të BE-së për konkurrencën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, apelon ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri.

Neziri, i cili e hapi punëtorinë e sotme për KOSME, theksoi se për tërheqjen e parave prej këtyre fondeve evropiane, është i nevojshëm angazhim më intensiv edhe nga ana e Ministrisë.

Programi KOSME për konkurrencën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në periudhën 2014 - 2020 mundëson shfrytëzimin e 2,3 miliardë eurove, por tani për tani, nga viti i kaluar deri në sot, është realizuar vetëm një projekt me vlerë prej 380.000 eurosh.

"Kjo shumë më e vogël, mund të jetë shumë më e madhe, por duhet vullnet dhe vendosmëri fillimisht nga ana e Ministrisë së Ekonomisë. Duhet t'i çojë punët përpara, t'u shpjegojë kompanive më mirë, t'i njoftojë dhe motivojë të aplikojnë dhe t'i shfrytëzojnë këto fonde", potencoi Neziri.

Sipas drejtuesit për bashkëpunim në Delegacionin e BE-së, Martin Klauke, akoma problemi më i madh për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme është qasja në kapital që është bazë për krijimin dhe ruajtjen e çfarëdo biznesi. Prandaj, porositi Klauke, kompanitë duhet të angazhohen për shfrytëzimin e mjeteve evropiane të cilat u ofrohen.

"Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM), veçanërisht kompanitë lokale, ballafaqohen me vështirësi në marrjen e financave. Hulumtimi i fundit i Bankës Qendrore Evropiane tregoi se në nivel të BE-së qasja në financa është një prej pengesave kryesore në zhvillimin e NVM. Sektori bankar është i kapitalizuar mirë dhe u tregua si i qëndrueshëm. Kreditë viteve të fundit u rritën, por qasja e tyre edhe më tej mbetet problem pasi që bankat gjatë miratimit si garanci zakonisht kërkojnë hipoteka apo ndonjë lloj tjetër të investimit të madh", theksoi Klauke.

Në punëtori u kumtua se deri në vitin 2020, përveç paratë e Programit KOSME, kompanitë e Maqedonisë do të kenë qasje edhe në mjete të tjera, ndërsa Ministria e Ekonomisë do të vazhdojë me informimin e target grupeve. (MIA)
Neziri: Edhe Ministria edhe kompanitë të jenë më aktive për shfrytëzimin e Programit KOSMO
Neziri: Edhe Ministria edhe kompanitë të jenë më aktive për shfrytëzimin e Programit KOSMO

Publikuar: 10.11.2015 | 14:40
Lexuar: 626 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime