E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Marrëveshjen e nënshkruan sot në Londër zëvendëskryeminsitri dhe minsitër i Financave, Zoran Stavreski, nënkryetari i parë i Bankës Fill Benet dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Aleksandar Stojanov.
Do të ndërtohet rruga e shpejtë Shtip-Koçan, mjetet u siguruan nga BERZH-i








Maqedonia mori nga Banka Evropiane për Riprëtëritje dhe Zhvilim (BERZH) plotësisht 21 milionë euro me të cilat mundësohet në vend të rikonstruimit të ekzistueses, ndërtimi i rrugës së re të shpejtë prej Shtipit deri në Koçan.

Marrëveshjen e nënshkruan sot në Londër zëvendëskryeminsitri dhe minsitër i Financave, Zoran Stavreski, nënkryetari i parë i Bankës Fill Benet dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Aleksandar Stojanov.

Rruga e shpejtë do të jetë me gjatësi prej 28 kilometrave, ndërsa do të ketë katër korsi.

Do të rritet siguria në komunikacion, ndërsa do të ndikohet edhe në mbrojtjen e mjedisit jetësor. Duhet të fillojë të ndërtohet në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 53,4 milionë euro. BERZH-i filloi të investojë në ekonominë e Maqedonisë në vitin 1993.

Deri më sot, në vend ka nënshkruar mbi 90 projekte me neto shumë kumulative prej mbi 1,5 miliardë eurove

Publikuar: 10.11.2015 | 15:50
Lexuar: 574 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime