E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri Neziri edhe njëherë potencoi se për vitin 2016, subvencionimi për vendbanimet dhe komunat shqiptare do të jetë 37 milionë euro, nga 150 milionë euro të parapara për këtë destinim.
Ministri Neziri promovon klimën pozitive për biznes

Një delegacion i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i kryesuar nga ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, në përbërje të të cilit ishin edhe ministri i Arsimit, Abdilaqim Ademi, sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit me Ujërat, Besir Jashari, deputetët dhe funksionarë tjerë të BDI-së, vizituan Fermën e lopëve “Izo Zulçe” në Reçicë të Madhe dhe Kompaninë për produkte të ngrira dhe përpunimin e produkteve bujqësore “Rojall”.

Gjatë këtyre vizitave u fol për zgjerimin e kapaciteteve të bizneseve të tyre, por edhe gatishmërinë e ministrive përkatëse për të ndihmuar kapacitet e tyre. Gjithashtu, udhëheqësit e këtyre kompanive u njoftuan edhe për mundësitë e shfrytëzimit të subvencioneve që i ofron shteti.

Ministri Neziri edhe njëherë potencoi se për vitin 2016, subvencionimi për vendbanimet dhe komunat shqiptare do të jetë 37 milionë euro, nga 150 milionë euro të parapara për këtë destinim.

“Jemi këtu për ta promovuar klimën pozitive për biznes. Mjetet financiare janë të siguruara dhe ato i presin projektet për investime konkrete. Ne inkurajojmë udhëheqësit e këtyre kompanive që t’i shtojnë kapacitet e tyre dhe në këtë drejtim ne do t’i përkrahim pa rezervë. Shtimi i kapaciteteve, do të thotë edhe shtim i numrit të të punësuarve. Tregjet janë të hapura gjithandej dhe ne e kemi për obligim që depërtimin e tyre në këto tregje, sidomos në ato jashtë Maqedonisë, ta bëjmë sa më të lehtë”, tha Neziri.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti realizoi takim me kryetarët e komunave dhe përfaqësues të pushtetit qendror nga radhët e BDI-së ku u diskutua për projektet që janë në kuadër të zhvillimit rural
Ministri Neziri promovon klimën pozitive për biznes
Ministri Neziri promovon klimën pozitive për biznes

Publikuar: 10.11.2015 | 16:14
Lexuar: 721 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime