E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ahmeti mori pjesë në hapjen e thertores “Nuro-Kompani” në f.Kamjan të Bogovinës
Ahmeti: Është kënaqësi kur promovon hapjen e vendeve të reja të punës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) z.Ali Ahmeti, sot ( e mërkurë, 11.11.2015) ka marrë pjesë në hapjen e thertores “Nuro Kompani” në fshatin Kamjan- Komuna e Bogovinës.

Në hapjen e kësaj thertore kanë marrë pjesë edhe ministri i Ekonomisë dhe Shef i shtabit zgjedhor, Bekim Neziri, sekretari i përgjithshëm i BDI-së dhe ministër i Arsimit, Abdilaqim Ademi, ministri i ekologjisë Nurhan Izairi, sekretari shtetëror në ministrin e Bujqësisë, Besir Jashari si dhe funksionarë tjerë.

Kryetari Ahmeti gjatë vizitës në këtë kompani theksoi se thertorja “Nuro-Kompani” është konkurrent serioz në vend dhe më gjerë.

“Është kënaqësi kur promovon kapitalizëm materializim të ideve dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Modernizimi i kësaj kompanie është me standarde evropiane dhe njëherë i uroj punë të mbarë dhe suksese në punë. Kjo kompani dhe të gjitha projektet e këtilla e kanë përkrahjen e institucioneve të vendit, dhe ne shpresojmë që edhe më tutje të kapitalizohen vepra të tilla”, tha kryetari Ahmeti.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme një delegacion i Qeverisë ka marrë pjesë në hapjen e njësisë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë në Komunën e Bogovinës dhe kanë vizituar kompaninë "Hit 73".
Ali Ahmeti mori pjesë në hapjen e thertores 'Nuro-Kompani' në f.Kamjan të Bogovinës
Ali Ahmeti mori pjesë në hapjen e thertores 'Nuro-Kompani' në f.Kamjan të Bogovinës

Publikuar: 11.11.2015 | 16:20
Lexuar: 695 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime