E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Promovimi i zyrës u bë nga kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi, ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani, deputetët e zonës, Mirvan Xhemaili e Kaltrina Azizi, si dhe funksionarë tjerë dhe banorë të kësaj komune.
U hap zyra e Ministrisë së Bujqësisë në Haraçinë


Në Komunën e Haraçinës prej sot ka filluar funksionimi i zyrës së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, e cila banorëve të kësaj komune rurale do t’u mundësojë shërbime efikase dhe cilësore në sferën e zhvillimit të bujqësisë.

Promovimi i zyrës u bë nga kryetari i Komunës së Haraçinës, Brahim Ajvazi, ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani, deputetët e zonës, Mirvan Xhemaili e Kaltrina Azizi, si dhe funksionarë tjerë dhe banorë të kësaj komune.

Ajvazi u shpreh i kënaqur për këtë nismë të qëlluar të Ministrisë së Bujqësisë, meqë përmes kësaj zyre, bujqit e kësaj komune, por edhe autoritetet komunale, do të mund të informohen me kohë për të gjitha procedurat e nevojshme qoftë për përfitimin e shërbimeve të ndryshme nga sfera e bujqësisë, qoftë për mundësinë që bujqit e kësaj komune të mund të jenë në koherencë me të gjitha zhvillimet e reja në sferë ekonomike.

Ndërsa, ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani, u shpreh i entuziazmuar për hapjen e kësaj zyre të re, e cila do t’u ofrojë shërbime cilësore bujqve dhe blegtorëve të Komunës së Haraçinës.

"Kjo zyrë do t’ju mundësojë lehtësime të mëdha për të gjitha nevojat tuaja në sferën e bujqësisë dhe blegtorisë. Tanimë bujqit dhe blegtorët e Haraçinës, sikurse edhe subjektet juridike të kësaj komune, nuk do të kenë nevojë të bredhin nëpër zyrat e Shkupit, por të gjitha shërbimet e nevojshme do t’i kenë këtu në komunën e tyre", deklaroi Shabani.

Ai shtoi se pa dyshim se kjo paraqet një avantazh të madh për të gjithë ju, prandaj edhe ju inkurajojmë që të përdorni të gjitha mundësitë për të konkurruar nëpër projekte të ndryshme, qoftë të Ministrisë së Bujqësisë apo të ministrive të tjera, por edhe në projektet ndërkombëtare, për të përfituar zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë dhe blegtorisë.

Edhe banorët e Komunës së Haraçinës shprehën interesim të madh për fillimin e funksionimit të kësaj zyre, sikurse edhe për përfitimet e mundshme nga puna e saj në sferën e bujqësisë e blegtorisë, dhe në përgjithësi për zhvillimin ekonomik të kësaj komune.

Publikuar: 11.11.2015 | 17:24
Lexuar: 795 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime