E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas rezultateve të arritura në vitin e kaluar East Japan Railway Company posedon 7452 kilometra rrjet hekurudhor, si pronë të saj ka 1665 stacione hekurudhore nëpër të cilat në vitin 2014 mesatarisht në bazë ditore bëjnë bartjen e 17 milionë personave.
Hekurudhat e Maqedonisë me përvoja japoneze do të zhvillojnë infrastrukturën hekurudhore në vend



Drejtori i përgjithshëm i ndërmarrjes publike Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura Irfan Asani i shoqëruarnga bashkëpunëtorët e tij dhe nga ambasadori i Maqedonisë në Japoni, Аndriana Cvetkoviç, për herë të parë në historinë e hekurudhave të Maqedonisë realizuan vizitë në kompaninë hekurudhore East Japan Railway Company e cila është një ndër kompanitë më të mëdha hekurudhore në Japoni.

Sipas rezultateve të arritura në vitin e kaluar East Japan Railway Company posedon 7452 kilometra rrjet hekurudhor, si pronë të saj ka 1665 stacione hekurudhore nëpër të cilat në vitin 2014 mesatarisht në bazë ditore bëjnë bartjen e 17 milionë personave.

Delegacioni i Maqedonisë u prit nga konzuli i nderit të Republikës së Maqedonisë në Tokyo Masatake Matcuda i cili për shumë vite ka qenë drejtor i përgjithshëm i Hekurudhave Japoneze.
Në takim me drejtorat për marrëdhënie ndërkombëtare dhe për financa Yuji Fukushaëa dhe Toru Takahashi, drejtori Asani ka shkëmbyer ide dhe përvoja të cilat janë edhe bazat mbi të cilat edhe do të zyrtarizohet bashkëpunimi i dy ndërmarrjeve.

Drejtori Asani nga Fukoshawa dhe Takahashi ka marrë sigurinë se Hekurudhat japoneze në një periudhë të afërt kohore do të ofrojnë mbështetje konkrete dhe të fuqishme në zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës hekurudhore të Maqedonisë.

Delegacioni i Hekurudhave të Maqedonisë gjithashtu vizitoi edhe Qendrën per organizim të sistemit Hekurudhorë si atë të trafikut, elektrotelekomunikimet, mirëmbajtja dhe menaxhimi me rastet emergjente, proces ky që është vendosur në agjendën e trajnimeve që do të vijojnë.

Ne vazhdën e vizitës, drejtori Asani ka vizituar edhe stacionin kryesorë në Tokyo ku u prit nga Takashi Etoh, shef i stacionit më të madh në Japoni dhe një ndër më të mëdhatë në botë nëpërmjet të cilit trasportohen mbi 8 milionë pasagjerë në ditë.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen përvojat mes tyre, duke konkluduar dhe përshendetur riparimin dhe rioraganizimin e stacionit Hekurodhë në Shkup si nevojëe domosdoshme për shërbime bashkëkohore në drejtim të ngritjes së cilësisë të shërbimeve dhe rritjes të numrit të njerëzve të cilët do të shfrytezojnë trafikun hekurudhor.

Vizita e delegacionit vazhdoi me prezantimin e metodave të trajnimit të të punësuarve në kompaninë hekurudhore East Japan Railway Company.
Drejtori Asani prezantoi plane konkrete për trajnimin e stafit të Hekurudhave të Maqedonisë në disa sfera si ajo e sigurisë në trafikun Hekurudhorë ,ngritja e sistemeve për sinjalizim dhe sistemeve për kontrolle të gjendjes së vijës hekurudhore dhe kontrollet në plan vizuel dhe të sigurisë nëpër qendrat stacionare.

Të dy palët u dakorduan që kjo të fillon së shpejti me ç’rast një grup i të punësuarve se shpejti do të shkojë në trajnim në këtë kompani hekurudhore japoneze.
Hekurudhat e Maqedonisë me përvoja japoneze do të zhvillojnë infrastrukturën hekurudhore në vend
Hekurudhat e Maqedonisë me përvoja japoneze do të zhvillojnë infrastrukturën hekurudhore në vend
Hekurudhat e Maqedonisë me përvoja japoneze do të zhvillojnë infrastrukturën hekurudhore në vend
Hekurudhat e Maqedonisë me përvoja japoneze do të zhvillojnë infrastrukturën hekurudhore në vend

Publikuar: 12.11.2015 | 11:54
Lexuar: 590 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime