E hënë, 22.12.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qyteti i Korçës të ofron një klimë ideale, ajër të dëlirët, ujë të lehtë, por edhe shumë histori dashurie e bukuri kënge. Eh si të kujtohen vajzat e korçare sa janë kënduar në këto serenata, sa dashuri e vargje dashurie u është shprehur ndër ato ballkone e në ato rrugica edhe pse nën ritmin e modernes ende ruajnë atë freski kujtimesh.
Korēa me shumė histori dashurie e bukuri kėnge














Qyteti i shkollës shqipe


Sadije Aliti, Korçë



Korça qytet i serenatave, qytet i dijes e dritës shqipe joshi kërshërinë turistike për të shkelur edhe këtë qytet shqiptar. Qytetin simbol të juglindjes shqiptare. Sapo ngjyrat e paradites dukeshin se po ndryshonin ritmin, të shtohej një dëshirë të kundërmosh Korçën nga afër, për të zbërthyer atë ndjenjë të kureshtjes. Sikur shprehja e kortarëve se Korça është një Paris i vogël mund të thuhet se vlen nga kjo pikë vështrimi e kërshërie.

Qyteti i Korçës të ofron një klimë ideale, ajër të dëlirët, ujë të lehtë, por edhe shumë histori dashurie e bukuri kënge. Eh si të kujtohen vajzat e korçare sa janë kënduar në këto serenata, sa dashuri e vargje dashurie u është shprehur ndër ato ballkone e në ato rrugica edhe pse nën ritmin e modernes ende ruajnë atë freski kujtimesh.

Në mbrëmjet e ngrohta të verës, Bulevardi i Korçës, vend i pëlqyer për shëtitje, thuajse vlon nga vrulli rinor e nga lehtësia e këngës së serenadave për të dashuruarit e çiftet e reja të sapomartuara.

Itinerari i udhëtimit filloi në mëngjesin e hershem për të arritur në këtë qytet historik për arsimin e dijen shqipe, aty kah mesdita. Rrugëtim interesant me kolegët e shkollës fillore në Tearcë, me atmosferë gazmore e surpriza të radhë.

Së pari u ndalëm në bulevard, për të mbërritur te Katedralja e Korçës ku edhe e pimë kafenë. Vazhduam në atë rrugë aty ku edhe ishin edhe të renditura objektet e rëndësishme të historisë sonë. Aty ku edhe u bart guri themeltar për shkollën shqipe, por edhe për shkollën e vashave, qytet që edhe nxori nga gjiri I saj shumë emra të historisë sonë kombëtare që lanë gjurmë me veprimtarinë e tyre patriotike e atdhetare.

Muzeu Kombëtar i Arsimit ka një histori të gjatë
Muzeu Kombëtar i Arsimit

Ecja jonë vazhdoi nëpër objektet historike, në Korçë, aty ku u themelua shkolla e parë e shqiptare. Vështrim në objektin historik, kujtesës së fortë kombëtare, sfidohet nga vështrimet tona, për atë udhë të gjatë dhe histori, duket se nuk janë pak për një komb, i cili ka luftuar për germat e tij të dashura, për gjuhën pa të cilën nuk do të kishte as identitet.

Ky qytet nuk mund të kishte kuptim pa Mësonjëtoren e Parë Shqipe. E ndodhur si për rastësi apo kushedi se çfarë në qendër të Korçës, kjo ndërtesë dykatëshe e mbushur me shumë histori, ka më shumë së një shekull që flet. Muzeu Kombëtar i Arsimit ka një histori të gjatë të mbushur me përpjekje, madje dhe me gjak nga patriotët e njohur të këtij qyteti, të cilët e kthyen atë në një qendër ku do të mësohej, këndohej dhe lexohej vetëm shqip.

Përgjegjësi i Muzeut, Piro Naumi, nga njëri skaj në tjetrin na rrëfeu për të gjitha ngjarjet dhe dokumentet që ishin në vendosura në këtë Muze. E kështu pra, nëse je vizitor të bie rasti të vish në Korçë, nuk mund të rrish indiferent pa vizituar Mësonjëtoren e Parë Shqipe, pasi ajo të ndjell vetë dhe të fton ta shohësh dhe të prekesh atë histori të ngjizur me sakrifica dhe me gjak, Korça e agimeve të mëdha, 7 Marsin përkujton atë vit të çeljes së shkollës së parë shqipe.

“Jo ,Jo në botë s'ka si Birra Korça jonë /Eja e dashur, Eja ,me mua ta shijojmë”- janë vetëm pak vargje të asaj kënge se ky qytet njihet edhe me “Birra Korça” dhe mezen karakteristike korçare për ta shoqëruar atë.

Pak nga historiku i Pazarit të Korçës
Naum Prifti, pergjegjes i Muzeut me gazetaren

Pazari i Korçës është dhe nuk është më... Është si histori dhe ruan zanafillën e vet të një qendre tregtare, por nuk është më ai i dikurshmi. Pazari i vjetër që mban mbi kalldrëmet e tij më shumë se dy shekuj jetë, e që për Korçën mbetet një nga qendrat kryesore historike, tani ka realitetin e tij të ri.

Pazari i Korçës me zanafillë ndoshta që nga krijimi i qytetit, në shekullin e XVIII-të arriti një zhvillim të madh. Pas dy zjarreve të para më 1822 dhe më 1858, ai i mesnatës së muajit Gusht të vitit 1879 shkatërroi jo pak, por 600 dyqane në Pazarin e Korçës.

Nuçi Naçi, mësuesi i njohur do të kujtonte për ato ditë të djegies së Pazarit.

”Pas zjarrit të tretë, korçarët e ndërtuan të gjithë të gurtë e me hekura dhe fort, pak janë dyqane të ndërtuara me dhoga...zjarri i katërt që ndodhi më 1894, dogji vetëm 30-35 dyqane të këtij tregu”. Zhvillimi i vrullshëm i kësaj qendre në shekullin e XIX u pasqyrua edhe në rritjen e shpejtë të pazarit.

Patrioti Thimi Mitko shkruante se Pazari i Korçës "më 1888 arriti të ketë mbi 700 dyqane dhe punishte. Nga fundi i shekullit të XIX, Pazari i Korçës nisi të luante një rol të rëndësishëm në forcimin e tregut të brendshëm rajonal e kombëtar duke konkurruar edhe atë të Manastirit."

Deri në çerekun e parë të shekullit të XIX, lidhjet kryesore ekonomike , Korça i mbante me Manastirin dhe me Janinën. Nga pikëpamja tregtare në vitet ’50 të shekullit të XIX, Korça nisi të bëhet, si një depo e rëndësishme e Selanikut, e Stambollit pjesërisht, e Ohrit, e Manastirit në përhapjen e mallrave industriale evropiane dhe atyre koloniale dhe në të tërë rrethinat e Shqipërisë juglindore, siç ishin stofrat e ndryshme, por edhe sheqeri, kafeja, etj.

Udhëtimi ynë vazhdoi për tu ndalur në freskinë e Liqenit të Ohrit njëherë në njërën anë të kufirit, në Pogradec, për të pirë kafenë e paditës e pastaj në anën tjetër në Strugë për të darkuar, kufi ndarës të absurdit e të sorollatjes ballkanike.
Dhe sapo del nga një udhëtim që të duket si i shenjtë, i përkushtuar, diku pranë, një rrugine të kalldrëmtë që të dërgon në qendër të ndodhive e ngjarjeve të historisë të shumë dekadave më parë, ku njerëzit ia kanë marrë serenatave korçare.


Publikuar: 30.06.2010 | 03:40
Lexuar: 4888 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime