E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Materiali i pasur arkivor është hulumtuar në Arkivin Qendor të Republikës së Shqipërisë në Tiranë, nga një ekip i studiuesve të këtyre dy institucioneve nga Shkupi.
ITSHKSH i dorëzoi Holokaustit 729 dokumente dhe 49 fotografi



Sot drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve - Shkup, Dr. Skender Asani, i dorëzoi Qendrës Memoriale të Holokaustit në Shkup gjithsej 729 dokumente dhe 49 fotografi.

Materiali i pasur arkivor është hulumtuar në Arkivin Qendor të Republikës së Shqipërisë në Tiranë, nga një ekip i studiuesve të këtyre dy institucioneve nga Shkupi.

Dokumetet dhe fotografitë në fjalë, flasin për historinë e shpëtimit të hebrenjve nga ana e shqiptarëve të Shkupit e Kosovës, gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Ato paraqesin një thesar të çmuar të historiografisë shqiptare e botërore, duke dëshmuar për një virtyt të lartë dhe shumë të çmuar për shqiptarët historikisht, siç është Besa, e cila i shpëtoi qindra e mijëra hebrenj nga nazizmi.

Drejtori i Qendrës Memoriale të Holokaustit në Shkup, Goran Sadikario, falënderoi drejtorin Asani për këtë kontribut të çmuar, në drejtim të ndriçimit të tërësishëm të historisë së hebrenjve të Maqedonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ky aktivitet është në vazhdën e bashkëpunimit në më shumë sfera në mes të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve - Shkup, dhe Qendrës Memoriale të Holokaustit në Shkup.

Ndryshe, shqiptarët shpëtuan të paktën 3280 hebrenj gjatë holokaustit. Gjatë viteve 1933-1944, Shqipëria shpëtoi jo vetëm hebrenjtë vendas, por edhe të gjithë ata që mundën ta arrinin Shqipërinë nga vendet e tjera të Europës.

Ansaj, si mirënjohje për këtë, Institucioni “Yad Vashem” në Jeruzalem, deri më tani ka njohur zyrtarisht 69 shqiptarë si “Fisnikë të Kombeve” në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit.

Publikuar: 12.11.2015 | 15:58
Lexuar: 615 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime