E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ishte ky një rast i mirë që përfaqësuesit shqiptarë të pushtetit qendror dhe atij lokal të njoftohen me veprimtarinë e këtyre dy kompanive, por edhe me problemet me të cilat ballafaqohen këto kompani duke shqyrtuar mundësitë edhe për tejkalimin e të njejtave.
Kompanitë shqiptare do ta ndjejnë klimën pozitive për biznes


Në kuadër të promovimit të politikave të reja në sferën e bujqësisë dhe blegtorisë, një delegacion i lartë qeveritar, i udhëhequr nga ministri i ekonomisë Bekim Neziri në përbërje të të cilit ishin edhe ministri i punës dhe politikës sociale Lirim Shabani dhe Sekretari shtetëror në ministrinë e bujqësisë Besir Jashari e funkcionarë tjerë të lartë të BDI-së vizituan kompanitë për prodhimin e produkteve të mishit VILAN dhe TI AMO që funksionojnë në Komunën e Sarajit.

Ishte ky një rast i mirë që përfaqësuesit shqiptarë të pushtetit qendror dhe atij lokal të njoftohen me veprimtarinë e këtyre dy kompanive, por edhe me problemet me të cilat ballafaqohen këto kompani duke shqyrtuar mundësitë edhe për tejkalimin e të njejtave.

Neziri, në emër të delegacionit ka inkurajuar pronarët e këtyre dy kompanive që të aplikojnë për shfrytëzimin e subvencioneve të ndryshme që ndahen nga shteti për këto lloje biznesi, sepse, tashmë siç është bërë e ditur, në vitin 2016, për vendbanimet dhe komunat shqiptare, në disponim do të kenë për dy fish mjete më shumë nga viti që po e lëmë pas.

Me këtë rast Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri ka deklaruar se këto vizita që iu bëhen kompanive të ndryshme gjithandej nëpër komunat shqiptare, duhet të kuptohen vetëm si një tregues se zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë janë ndër prioritet kryesore të Qeverisë, por edhe BDI-së.

Do të vazhdojmë ti inkurajojmë edhe më tej këto kompani që përmes subvencioneve dhe investimeve, por edhe me ndihmën tonë, t’i zgjerojnë kapacitet prodhuese, duke iu përshtatur kërkesave bashkëkohore në industrinë e mishit.

Përmes zgjerimit të kapaciteteve, njëherit do të hapen edhe mundësi për vende të reja të punës, për të krijuar një ambient me mirëqenie më të mirë ekonomike dhe sociale për shumë familje shqiptare.

Ne zotohemi se do të jemi gjithmonë pranë atyre kompanive që dëshirojnë të punojn dhe zgjerojn biznesin e tyre jo vetëm këtu në Saraj po gjithandej ku ka shqiptarë për tu mundësuar një klimë pozitive për biznes”, ka deklaruar Neziri.
Kompanitë shqiptare do ta ndjejnë klimën pozitive për biznes
Kompanitë shqiptare do ta ndjejnë klimën pozitive për biznes

Publikuar: 12.11.2015 | 17:15
Lexuar: 731 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime