E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një studim përgënjeshtron tregimin e Plutarkut. Mbretëresha u vra me një mënyrë më pak të dhimbshme.
Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por pasi piu njė pėrzierje kukute dhe opiumi




Hunda e saj do të mbetet simbol i pavdekshëm i profilit perfekt femëror; dashuritë me Jul Cezarin dhe Mark Antonin do të mbeten historitë e dashurisë legjendare të lashtësisë, por çështja e vetëvrasjes së saj duhet rishkruar nga fillimi në fund. Nuk e keni idenë se për kë po flasim? Për Kleopatrën, natyrisht.

Mbretëresha e fundit mitike e Egjiptit të Lashtë vrau veten për të mos u burgosur në Romës si pre e luftës. Versioni i vrasjes së saj, i treguar nga Plutarku dhe filmat mitikë të Hollivudit, duhen lexuar sërish. Në fakt historia na rrëfen se Kleopatra vdiq e helmuar nga pickimi i një gjarpri, ose më saktë nga kobra egjiptiane. Sipas dy studiuesve të Antikitetit, Christoph Schaefer dhe toksikologut Dietrich Mebs, ky version i vdekjes nuk është i vërtetë.

Helmi i gjarprit do t’i kishte shkaktuar Kleopatrës një vdekje të ngadaltë pas disa orësh vuajtje mizore dhe ajo e dinte mirë këtë gjë. Kështu, ka gjasa që të ketë përgatitur një lëng helmues, një përzierje kukute dhe opiumi, për një vdekje të menjëhershme dhe më pak të dhimbshme. Për të mbuluar gjurmët ajo sajoji një tjetër alibi, duke krijuar kështu legjendën e helmit të gjarprit, që të mbetej në kujtimin e përjetësisë.

Prej më shumë se dymijë vjetësh, legjenda e Kleopatrës është shkruar në shumë libra dhe transmetuar në dhjetëra filma hollivudianë, duke u treguar nga Plutarku e duke u interpretuar nga Liz Tejlor. Le ta kujtojmë edhe një herë shkurtimisht historinë. Mbretërisë së Kleopatrës po i vinte fundi. I dashuri i saj, Mark Antoni, i mundur nga Perandori Oktaviani në luftën civile, që pasoi me vrasjen e Cezarit, i dha fund jetës. Ishte gushti i vitit ‘30 para Krishtit. Kleopatra ishte mbyllur në pallatin mbretëror, sepse e dinte fundin e fatit të saj: do të burgosej dhe më pas do të dërgohej në Romë në mënyrën më poshtëruese të mundshme nga romakët fitimtarë.

Kleopatra nuk vdiq nga pickimi i gjarprit, por pasi piu një përzierje kukute dhe opiumi
Dhe çfarë bëri atëherë mbretëresha më e bukur e botës së lashtë? Sipas versionit tradicional, iu dërgua një shportë me fiq të freskët, brenda së cilës ishte fshehur me vullnetin e saj një gjarpër që e pickoi dhe i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. “Nuk është e vërtetë, madje kjo gjë ka ngjallur dyshime edhe në epokën e lashtësisë”, thonë Schaefer dhe Mebs me argumente bindëse shkencore.

E para, një gjarpër helmues, me temperaturat tepër të larta të asaj kohe, nuk do të ishte i qetë brenda një shporte me fiq. E dyta, për të qenë e sigurt se do të vdiste, Kleopatra duhej t’i shtypte gjëndrat helmuese. E treta dhe më e rëndësishmja, helmi i një gjarpri shkakton vdekjen pas 30 minutash, ose pas disa orësh vuajtje: paralizon menjëherë nervat dhe muskujt, por jo trurin.

“Kleopatra ishte veterane si mbretëreshë dhe mishërim i perëndeshës Isidë”, shpjegojnë dy studiuesit gjermanë. E vendosur me shpatulla pas murit nga historia, fitorja ushtarake e Oktavianit, ajo nuk donte të jetonte më, por ishte e vendosur të krijonte një kujtim legjendar. Vdekja e pasardhëses së Isidës shkaktuar nga pickimi i një gjarpri helmues do të shihej nga nënshtetasit e saj si shenjë e prejardhjes hyjnore së mbretëreshës.

Megjithatë, sipas dy studiuesve, Schaefer dhe Mebs, ka shumë gjasa që Kleopatra të ketë përgatitur një lëng helmues për ta pirë dhe të kishte një vdekje më pak të dhimbshme. “Në mbretërinë e saj mjeshtërit e helmeve ishin me shumicë dhe Kleopatra ishte një grua tepër e zgjuar për të përballuar një vdekje mizore si ajo e shkaktuar nga helmi i një gjarpri”, bën të ditur Schaefer.

Kështu ajo vendosi që të gënjente në momentin më kulminant, duke i dhënë fund jetës dhe duke lënë në histori një version të rremë mbi vdekjen e saj. Nuk ka dyshim që kjo është një gënjeshtër me bisht, megjithatë e çfarë nuk mund t’i falet një gruaje të bukur dhe tepër të zgjuar si ajo? (shqip)

Publikuar: 30.06.2010 | 03:17
Lexuar: 1348 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
editaa (09/05/2011 09:44:44) palidhje krejt valla
gabriela (16/05/2011 16:14:40) cilat ishin lidhjet ekonomike,politike,kulturore midis qytetrimit romak dhe atij egjiptjan ne kohen e mbretereshes kleopatra?
endrit (24/11/2011 20:19:11) nice
kleopadrea e egjiptite (28/02/2012 12:06:36) keq shum se kjo kana kan e meshirshme

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime