E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dhe, shikuar nga kjo perspektive, 10shi nuk do të duhej të ishte më I veçantë se numrat tjera në futboll. Por, 10-shi është numri që kanë bartur shumica prej futbollistëve më të mirë në botë së paku në një periudhë të karrierave të tyre.
Pele, njeriu qė e bėri tė famshėm 10-shin









Leart Hoxha

Në teorinë e futbollit thuhet se numrin 10 zakonisht në fanellë e bartin futbollistët që luajnë në pozitën e mesfushorit ofenziv dhe lojtari që luan në këtë pozitë përshkruhet si “mesfushor i cili ka pozitë më sulmuese në fushë dhe ndihmon në shënimin e golave dhe krijimin e aksioneve”.

Dhe, shikuar nga kjo perspektive, 10shi nuk do të duhej të ishte më I veçantë se numrat tjera në futboll. Por, 10-shi është numri që kanë bartur shumica prej futbollistëve më të mirë në botë së paku në një periudhë të karrierave të tyre. Lojtarët me numër 10 janë po ashtu lojtarë që kanë bërë histori në Kampionate Botërore dhe tashmë është e zakonshme që 10shi në reprezentacion të jetë numër

I veçantë. Në këtë botëror 10-shin e mbajnë (ose e kanë mbajtur) futbollistë si Lionel Mesi, Uejn Runi, Diego Forlan, Kaka ose Sesk Fabregas që janë disa prej lojtareve më të mirë në botë dhe liderë të reprezentacioneve.

Mirëpo, 10shi ka qenë numri edhe I shumë legjendave të Kampionateve Botërore nga e kaluara dhe ia vlen që për këtë numër (dhe lojtarët që e kanë bartur atë) të thuhen disa fjalë.

Peleja

Për Pelenë disa njerëz thonë se është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, kurse ai për vete pohon se padyshim është më I miri në histori dhe se ka shënuar më shumë se 1000 gola na karrierë.

Sidoqoftë, është më se e sigurt se Pele është legjendë e futbolli, kurse shumë ekspertë ia atribuojnë atij “zbulimin” e pozitës së mesfushorit ofenziv ose plejmejkerit.

Pele ka garuar në katër Kampionate Botërore dhe ka qenë kampion në tri prej tyre (1958, 1962 dhe 1970) kurse loja e tij magjike ka bërë që numri 10 të jetë numri i preferuar i shumë futbollistëve dhe 10-shi të shikohet si futbollist i veçantë i ekipit.

Maradona dhe “dueli i 10-sheve”

Pas Pelesë në kampionate Botërore 10-shin e kanë bartur futbollistë të tjerë të njohur si Ziko, Mario Kempes, mirëpo, këtë numër në një nivel të ri të popullariteti e ngriti rivali më i madh I Pelesë në garën për futbollistin më të madh të të gjitha kohëve Diego Armando Maradona. Tema se a është më i mirë Maradona a Pele është gjithnjë e preferuar në debate që mund të zhvillohen në kafene, zhveshtore të stadiumit apo edhe në teelevizione. Maradona është një herë kampion i botës më Argjentinën (1986) dhe ka luajtur në katër Kampione Botërore (1982-1994). Për lojën dhe shkathtësitë e tij janë shkruar libra të tërë dhe prapë besohet se nuk është përshkruar në plotësi magjia e tij.

Mirëpo, përveç lojës së tij Maradona ka qenë në qendër të vëmendjes së të gjithëve për shkak të përdorimit të drogës, jetës së çrregullt dhe marrëdhënieve jo të mira me gazetarë e drejtues të klubeve.

Sidoqoftë, më 1990 ai si kampion I botës dhe si kapiten e reprezentacionit të Argjentinës u ballafaqua në finale më Gjermaninë dhe njeriun që besohej se ishte lojtari më I mirë I kampionatit, Lotar Mateusin, i cili po ashtu mbante numrin 10.

Në njërën prej finaleve më intensive por më monotone në histori të botërorëve Gjermania fitoi me golin e Andreas Bremes nga penalltia, kurse Mateus (i cili kuptohet mbante numrin 10) u shpall futbollisti më i mirë i kampionatit. Katër vjet më herët kur Maradona dhe Argjentina e mposhten Gjermaninë në finale të botërorit dhe e fituan titullin, Mateusi mbante numrin 8.

Mateus e mbajti 10-shin një kohë të gjatë, kurse me pesë kampionate botërore, tri finale, një titull dhe 25 ndeshje të luajtura në këtë garë ai është një prej futbollistëve më të trofeshëm në histori.

10-shet e reja

Në kohën kur Mateus e Maradona shkëlqenin 10shin e mbanin edhe futbollistë si Mishel Platini, Geri Lineker, Rud Gulit e Karlos Valderama dhe të gjithë këta futbollistë përveç Platinisë ishin pjesë e botërori “SHBA ’94” mirëpo, vëmendjen në këtë garë e morri një tjetër futbollist me 10shin në fanellë. Italiani Roberto Bagjo ishte futbollisti më i mirë i turneut dhe me siguri futbollisti më i mirë në botë në atë kohë. Por, penalltia e huqur në finale të botërorit me Brazilin dhe humbja e Italisë bënë që Bagjo të mbahet në mend për atë gjest e jo për karrierën e tij të shkëlqyeshme.

Zinedin Zidan ka qenë lider i reprezentacionit të Francës në botërorin e vitit 1998 kur “gjelat” u shpallën kampionë të botës, kurse në kampionatin e kaluar me të si lider në fushë Franca arriti deri në finale. Mirëpo, shfaqja e Zidanit ngjashëm me atë të Bagjos do të mbahet mend jo për lojën e tij të shkëlqyeshme por për incidentin me Marko Materacin si pasojë e së cilit Zidan u përjashtua nga loja dhe karton të kuq dhe Franca e humbi finalen. Fakti që ajo ishte ndeshja e fundit e Zidanit e bën edhe më të dhimbshëm tregimin për këtë futbollist që për vite me radhë mbante 10shen në fanellën e reprezentacionit francez.

10 vs 10 më 2010??!

Në botërorin e Afrikës së Jugut Brazili dhe Argjentina janë dy prej reprezentacioneve më të mira dhe dy favoritë të mëdhenj të plasohen në finale. Nëse kjo ndodhë (dy ekipet nuk mund të takohen në botëror para finales), bota do të shohë duelin e Lionel Mesisë dhe Kakasë, dy prej futbollistëve më të mirë në botë aktualisht dhe pa dyshim lojtarëve më të mirë të gjeneratës së tyre.

Kjo finale do ti vinte përballë dy kundërshtarë të përbetuar (Brazilin e Argjentinën) dy trajnerë të rinj dhe shumë ambicioz, të cilët kanë fituar tituj bote si lojtarë( Dunga e Maradona) dhe dy yje të futbollit në kërkim të lavdit dhe shndërrimit në legjenda të sportit (Kaka e Mesi). Pavarësisht se a takohen këto dy ekipe në finale, mund të jemi të sigurt se 10shi do të vazhdojë të jetë numri i veçantë në futboll dhe numri të cilin të gjithë dëshirojnë ta kenë në fanellë.

Publikuar: 30.06.2010 | 16:32
Lexuar: 602 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime