E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kumtesën e komunës së Tetovës mes tjerash thuhet se në pikat për hyrje-dalje në qytet, grupe të përbashkëta të inspektoratit komunal, atij shtetëror, si dhe SPB-Tetovë, në askion të koordinuar do të kontrollojnë si dhe do të drejtojnë automjetet në fjalë nga rrugët dytësore, me qëllim zvogëlimin e qarkullimit të panevojshëm në qytet nga këto automjete, gjë që ndikon padyshim në parandalimin e ndotjes plotësuese të ajrit ambiental në Tetovë.
Inspektorati i komunës së Tetovës masa të rrepta në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror për komunikacion dhe SPB-Tetovë
Inspektorati i komunës së Tetovës në bashkëpunim me Inspektoratin shtetëror për Komunikacion si dhe Sektorin për punë të brendshme në Tetovë duke filluar prej sot do të fillojë me kontrolle të rrepta, në lidhje me respektimin e masës së miratuar nga Këshilli komunal i komunës së Tetovës, që ka të bëjë me ndalimin e hyrjes në qytet të automjeteve të rënda, destinacioni përfundmtar i të cilëve nuk është qyteti i Tetovës.

Në kumtesën e komunës së Tetovës mes tjerash thuhet se në pikat për hyrje-dalje në qytet, grupe të përbashkëta të inspektoratit komunal, atij shtetëror, si dhe SPB-Tetovë, në askion të koordinuar do të kontrollojnë si dhe do të drejtojnë automjetet në fjalë nga rrugët dytësore, me qëllim zvogëlimin e qarkullimit të panevojshëm në qytet nga këto automjete, gjë që ndikon padyshim në parandalimin e ndotjes plotësuese të ajrit ambiental në Tetovë.

Me miratimin e kësaj mase nga Këshilli komunal vitin e kaluar, e cila bën pjesë në aktivitetet afatshkurtra dhe afatmesme për zvogëlimin e ndotjes së ajrit në komunën e Tetovës, komuna e Tetovës ka vendosur sinjalizimin adekuat vertikal në pikat për hyrje-dalje në qytet, por implementimi dhe respektimi i saj në praktikë nga qytetarët dikton nevojën e kontrolleve të vazhdueshme nga ana e autoriteteve lokale dhe shtetërore, veprim i cili do të kryhet në vazhdimësi dhe me vendoshmëri të theksuar.

Komuna e Tetovës gjithashtu do të intensifikojë kontrollet dhe dënimet ndaj perosnave juridik dhe fizik, të cilët me veprimet e tyre ndotin ambientin. Ndaj ndotësve eventual, do të veprohet konform predispozitave juridike në fuqi, dhe denimet do të jenë maksimale. Me qëllim të transparencës dhe komunikimit të mirëfilltë, Inspektorati Komunal çdo fundjavë do të pregadisë dhe publikojë raport javor mbi aksionet dhe kontrollet e ndërmarra në lidhje me paraqitjen, procedimin dhe dënimin e ndotësve të pandërgjegjshëm. Kjo praktikë do të të synojë të bëjë publike masat e ndërmara nga komuna, duke shpallur haptazi emrat e kompanive apo personave që kontribojnë në ndotjen e ajrit, për motive të ulëta të përfitimit material.

Publikuar: 16.11.2015 | 13:09
Lexuar: 715 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime