E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çmimin e parë për projekt më inovativ e fitoi Regjioni juglindorë me proektin “Revitalizimi i një pjese të bregut të liqenit të Dojranit - Dojrani i Vjetër”.
MVL ndau tri çmime për projekte më inovative


Në organizim të Ministrisë për vetëqeverisje lokale, sot u organizua manifestim rasti ku për herë të parë u ndanë tri çmime për tri projekte regjionale më inovative.

Në konkursin e shpallur kohë më parë, konkurian tetë Qendra regjionale me gjithsejt 15 projekte të realizuara nga viti 2009- 20015 të finansuara nga buxheti i Republikës së Maqedonisë në kuadër të programin buxhetorë për zhvillim të barabartë regjional.

Çmimin e parë për projekt më inovativ e fitoi Regjioni juglindorë me proektin “Revitalizimi i një pjese të bregut të liqenit të Dojranit - Dojrani i Vjetër”.

Vendin e dytë e fitoi Regjioni planorë i Vardarit me proektin “ Modernizimi i arsimit parashkollorë në komunat e regjionit të Vardarit me programe për zhvillim të drejtë psikofizik”.

Ndërsa vendi i tretë i takoi Regjionit planor veriperendimorë me projektin “ Ndërtimi i Byrosë turistike regjionale, regullimi i vendpikniqeve dhe rritje e kapaciteteve për ve qëndrimnë Regjionin veriperendimorë.

Ministri për vetëqeverisje lokale Lirim Shabani me këtë rast theksoi se sivjet për herë të parë vendosëm të shpërblejmë tri projekte më invovative duke stimuluar të gjithë ato për punën dhe përkushtimin e dhënë në periudhën e kaluar.

“Përpos ideve dhe diturive, mjetet finansiare janë kushti më kryesorë për realizimin e projekteve. Mu për këtë insistohet në inovitete, sepse përpos përkrahjes buxhetore, qëllimi ynë është që projektet për zhvillim regjiona të fitojnë përkrahje financiare edhe nga IPA Fondet e Bashkimit Evropian.

Kështu, si motiv dhe mirënjohje për punën e deritashme, vendosëm të shpërblejmë tri projekte më inovative” theksoi ministri Lirim Shabani.

Ministri Shabani shfrytëzoi rastin duke njoftuar të pranishmit se Ministria e vetëqeverisjes lokale ka propozuar që mjetet buxhetore për vitin 2016 të dyfishohen dhe të arijnë shumën deri në 300 mijon denarë me çka shum proekte nga Regjionet planore do të fitonin ndihmën financiare.

Në emër të ministrisë për vetëqeverisje lokale, ndarjen e çmimeve e bëri sekretari shtetërorë Biljana Cvetanovska Gugovska, e cila theksoi se për përzgjedhjen e tri projekteve më të mirë është përkujdesur Komision i veçsntë i cili nuk kishte punë të lehtë, Kështu fituesi i çmimit të parë mori 110.000 denarë, I dyti 90.000 dhe i treti 80.000 denarë.

Ky aktivitet u realizua bashkërisht me Shoqatnë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar GIZ dhe Agjencinë zvicerane për bashkëpunim dhe zhvillim SDC të cilëve ministri Shabani iu falemenderoj përzemërsisht për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm”.
MVL ndau tri çmime për projekte më inovative
MVL ndau tri çmime për projekte më inovative

Publikuar: 16.11.2015 | 17:18
Lexuar: 900 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime