E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zëdhënësi i "Gaspromit" këtë e deklaroi me rastin e konfirmimit të Ukrainës se kompania ruse nuk ka në dispozicion sasi të mjaftueshme të "derivatit blu" që t'i ripërëtrijë dërgesat për Evropën.
Rusia kėrkon








Rusia është e gatshme që ta ripërtërijë dërgesën e gazit me kapacitet të plotë, nëse Ukraina e lejon këtë

Rusia në çdo moment është e gatshme me kapacitet të plotë ta ripërtërijë dërgesën e gazit për në Evropë, vetëm Ukraina të sigurojë mundësinë për transportimin e "derivatit blu", njoftoi zëdhënësi i gjigantit rus "Gasporm" Sergej Kuprijanov, transmeton ITAR-TASS.

Kuprijanov beson se rezervat nëntokësore të territorit rus janë mbushur me nivel të konsiderusem më të lartë se i planifikuari.

"Rusia posedon rezervat më të mëdha në botë të vërtetuara me gaz - rreth 48 trilionë metër kub ose mbi 27 për qind të rezervave globale", përmendi ai.

Zëdhënësi i "Gaspromit" këtë e deklaroi me rastin e konfirmimit të Ukrainës se kompania ruse nuk ka në dispozicion sasi të mjaftueshme të "derivatit blu" që t'i ripërëtrijë dërgesat për Evropën.

Kryeministri sllovak Robert Fico mbrëmë deklaroi se nuk pret ripërtëritjen e shpejtë të furnizmit të vendit të tij me gaz nga Rusia përmes Ukrainës, transmeton ITAR-TASS dhe Frans pres.

Fico parashikimin pesimist e bazon në rrjedhën e bisedimeve. Ai i bëri thirje Ukrainës që ta pranojë propozimin e "Gaspormot" që të dërgojë gaz për Sllovakinë dhe Moldavinë nga rezervat individuale, në zëvendësim të asaj që kompania ruse di t'i dërgojë sasi ekuivalente të "derivatit blu".

Krmyinistri sllovak deklaratën e dha në kthimin e tij në Bratisllavë nga Moska dhe Kievi, ku ishte në bisedime me drejtuesit rusë dhe ukrainas për shkak të konfliktit të gazit, së bashku me kolegun bullgar dhe moldav, Sergej Stanishev dhe Zinaida Grepani, trensmeton Frans pres.

Agjencia nënvizon se Moldavia, Bullgaria dhe Sllovakia janë veçanërisht të prekur nga ndërprerja e dërgesave të gazit rus për Evropën, që ndodhi më 7 janar, sepse të tre vendet janë shumë të varura nga ai.

Fic saktëson se Sllovakia ka rezerva për edhe 11 ditë, pas të cilave do të jetë e detyruar që të marrë masa të parapara në historinë e saj më të re.

"Mundet thjesht të pyesim se sa do të vazhdojë ky (konflikt i gazit)?" e pyeti Fico kolegen e tij ukrainase Julia Timoshenko në takimin e djeshëm në Kiev.

Timoshenko u përgjigj se "Ukraina është peng i situatës si edhe vendet evropiane"

Publikuar: 15.01.2009 | 11:38
Lexuar: 681 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime