Përfshirë ditën e sotme, bujqit do të mund të paraqiten për subvencione për prodhimin e kulturave bujqësore, për mbështetje plotësuese financiare për kultura të mbjella me drithë me material të çertifikuar të farës, për prodhimtarinë e kopshtarisë, për prodhimtarinë e domateve, specave, trangujve dhe luleve të krasitura nën kushte të kontrolluara.
Afati për aplikim për subvencione për pjesën më të madhe të masave për prodhimtarinë bimore dhe blegtorale të parapara me Programin e sivjetmë për mbështetje financiare të zhvillimit bujqësor dhe rural skadon sot.
Sipas të dhënave të njësive rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonimisë së Ujërave, deri më tani, për subvencione kanë parashtruar kërkesa rreth 73.000 bujq.
Deri në dhjetor, kur përfundojnë edhe afatet e fundit për aplikim, pritet të arrijnë aplikime të cilat do ta tejkalojnë numrin e vjetshëm prej 83.500 prodhuesve.
Përfshirë ditën e sotme, bujqit do të mund të paraqiten për subvencione për prodhimin e kulturave bujqësore, për mbështetje plotësuese financiare për kultura të mbjella me drithë me material të çertifikuar të farës, për prodhimtarinë e kopshtarisë, për prodhimtarinë e domateve, specave, trangujve dhe luleve të krasitura nën kushte të kontrolluara.
Sot skadon afati edhe për vreshtarët të cilët i kanë evidentuar të mbjellat ekzistuese në regjistrin e të mbjellave të hardhisë, si dhe të atyre të cilët kanë ngritur të mbjella të reja, kopshtarët, për mirëmbajtjen e të mbjellave ekzistuese dhe për ngritjen e të rejave. Është dita e fundit për parashtrim të kërkesës edhe për krerë të shënuar të bagëtisë, për dosa, për familje të regjistruara bletësh, si dhe për mbështetjet për bletarinë që kanë të bëjnë me ngritjen e sipërfaqeve të reja nën florë mjaltësjellëse (facelia, evodia dhe akacie).
Që sot do të mund të aplikohet edhe për prodhimtarinë blegtorale alternative, përkatësisht për kultimvimin në ferma të strucëve dhe kërmijve.
Prodhuesit organik, përpunuesit dhe tregtarët, përfundimisht me ditën e stome, në njësitë rajonale të Ministrisë duhet të paraqiten për mbështetje plotësuese financiare për prodhimtarinë organike bimore dhe blegtorale, për sipërfaqe të dedikuara për plehërosje të gjelbër, për përpunim të prodhimeve nga prejardhja vendore apo për shitjen e tyre. Prodhuesit e prodhimeve organike do të mund të paraqiten edhe për mbështetje financiare për analiza laboratorike të tokës dhe ujit dhe analizë të prodhimeve organike.