E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sot pamë që në PT ka kompani private që janë vendosur në këtë kampus me qëllim që të jenë më afër studentëve dhe profesorëve me qëllim të përmiresimit të kapaciteteve njerëzore si element bazë për biznes të suksesshëm.”
Ademi në UEJL: Akademia dhe sektori privat, impakt të shpejtë në ekonomitë e vendeve
Një delegacion i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vizituan Parkun Teknologjik në UEJL në Tetovë. Parku Teknologjikë në Universitetin e Evropës Juglindore i cili këtë vit shënon katër vjetorin e themelimit si institucion, i cili me suksesë mundëson funksionimin e Triple-helix dhe përforcoi bashkëpunim ndërmjet Universitetit - sektorit privat - dhe institucioneve shtetërore.

“Kjo formulë e suksesshme në vendet e zhvilluara mundëson krijimin e lidhjeve të forta ndërmjet akademisë, sektorit privat (industrisë) dhe organeve shtetërore me qëllim krijimin e mundësive për projekte aplikative që ka për qëllim zhvillimin e ekonomisë në vend si dhe krijimin e R&D kompanive si formulë për zhvillim të qëndrueshëm të sektorit privat. Sot në nivel botërorë investohet shumë në projekte që lidhin akademinë me sektorin e biznesit me qëllim krijimin e projekteve që do të kenë impakt të shpejtë në ekonomitë e vendeve. Triple-helix ka gjetur edhe vendin e vet financiar në fondin e BE - së dhe sot Horizont 2020 ka buxhet prej 80 miliardë Euro dhe COSME 3 miliardë Euro për të formuar konzorciume ndërmjet Akademisë, Industrisë dhe Organeve shtetërore. Parku Teknologjik në UEJL tani më na binden që edhe në vendet tona bashkëpunimi ndërmjet Universiteteve-Sektorit Privat dhe Qeverisë mund të funksionojë dhe jep rezultate shumë te mira.

Sot pamë që në PT ka kompani private që janë vendosur në këtë kampus me qëllim që të jenë më afër studentëve dhe profesorëve me qëllim të përmiresimit të kapaciteteve njerëzore si element bazë për biznes të suksesshëm.”

Ai më tej theksoi “Më befasoi fakti që përveç kompanive vendore këtu ka edhe kompani te huaja, dhe sot ky institucion ka punësuar me shumë se 50 studentë te sapo dilomuar apo studentë të cilët janë afër diplomimit. Me theks te veçantë dua që të nënvizojë departamentin e inkubimit ku studentëve ju jepet hapësirë dhe shërbime administrative dhe intelektuale falas me qëllim zvillimin e idesë në biznes real. Atë që pashë gjatë prezentimit të studentëve me ide konkrete për biznes dhe mundesinë që Parku Teknologjik u jep atyre për të zhvilluar atë në biznes real mendojë që është një oprotunitet unik për të rinjtë . Unë besoj fortë në kreativitetin e të rinjëve dhe mundesinë për të qenë të suksesshëm edhe në sektorin privat, ku e vetmja gjë që duhet ta bejmë është t'ju ofrojmë mundësi atyre për tu realizuar.”

“Republika e Maqedonisë dhe MASH- i këtë vit përkrahin start-up dhe spin-off kompanitë nëpermjet fondit të inovacionit me cka deri me tani me suksesë përmbyllem dy komponentat që i financuam atë të start-up dhe spin-off kompanive. Deri në fund të vitit pritet që të përmbyllet edhe instrumenti i tretë ai i financimit te akceleratoreve. Dua gjithashtu të ju njoftojë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës tani me seriozisht punon në gjetjen e modelit më të përshtatshëm për të krijuar Park Teknologjik shtetëror në Republikën e Maqedonisë i cili do të mbështet të gjithë Universitetet shtetërore në R.e Maqedonisë dhe do të krijoj një lidhje më të fortë të bashkëpunimit si ndërmjet univeristeteve në vend ashtu edhe ndërmjet kompanive dhe MASH-it”, tha Ademi.

Publikuar: 17.11.2015 | 11:52
Lexuar: 639 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime