Shkëmbimi i territoreve mes dy vendeve, në shikim të parë, duket një formulë e thjeshtë dhe praktike. Por, për shkak të qëndrimeve të kundërta të Prishtinës dhe Beogradit, ajo është e parealizueshme, është shprehur Halimi, raporton RTK.
Përfaqësuesi i Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, ka deklaruar se është në interes të shqiptarëve dhe serbëve që problemet e tyre ti zgjidhin në kuadër të kufijve aktualë të Kosovës dhe Serbisë.
Shkëmbimi i territoreve mes dy vendeve, në shikim të parë, duket një formulë e thjeshtë dhe praktike. Por, për shkak të qëndrimeve të kundërta të Prishtinës dhe Beogradit, ajo është e parealizueshme, është shprehur Halimi, raporton RTK.
Deputeti Halimi ka thënë se interesi i shqiptarëve, tani për tani, është të këmbëngulin që shqiptarët në Luginën e Preshevës të kenë të drejtat e njëjta që u garantohen serbëve të Kosovës me planin Ahtisaari.