E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti theksoi se në vazhdën e aktiviteteve intensive që i ka realizuar Universiteti, në maksimum rëndësi të veçantë u ka kushtuar studentëve, sidomos disa kategorive të studentëve, të cilët meritonin përkrahje.
USHT ndau vendimet për lirim nga participimi për disa kategori të studentëve
Universiteti Shtetëror i Tetovës sot në mënyrë publike bëri ndarjen e vendimeve për lirim nga participimi për studentë të disa kategorive të ndryshme për vitin akademik 2015/2016. Më 25 gusht 2015, Senati i Universitetit, me propozim të Rektorit, Prof. dr. Vullnet Ameti e miratoi vendimin për lirim nga participimi, për studentët e familjeve që pësuan nga zhvillimet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave, në qytetin e Kumanovës, studentët e familjeve të prekura nga vërshimet në rajonin e Tetovës, më 3 gusht 2015, studentët pjesëmarrës në konfliktin e vitit 2001, si dhe për studentët me kuotë të veçantë.

Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti theksoi se në vazhdën e aktiviteteve intensive që i ka realizuar Universiteti, në maksimum rëndësi të veçantë u ka kushtuar studentëve, sidomos disa kategorive të studentëve, të cilët meritonin përkrahje.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të aktiviteteve intensive që zhvillohen në Universitetin Shtetëror të Tetovës, saqë kemi tërhequr vëmendjen e institucioneve të tjera arsimore dhe kulturore, të studiuesve shkencorë, personaliteteve të vendit dhe më gjerë, për të promovuar projektet dhe veprat e tyre në institucionin tonë.

Por, për stafin udhëheqës të Universitetit, parësore mbetet realizimi i objektivave, përmbushja e kërkesave, krijimi standardeve dhe lehtësimeve për studentët e fakulteteve tona.

Ne, në këtë drejtim jemi angazhuar maksimalisht t’u kushtojmë kujdesin e nevojshëm kategorive të ndryshme të studentëve, duke i motivuar ata të ndjekin rrugën e suksesit, por duke mos harruar në asnjë çast edhe grupe tjera të studentëve, të cilët për arsye specifike e meritojnë mbështetjen e Universitetit Shtetëror të Tetovës”, tha Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti.

Po ashtu, Rektori i USHT-së pas publikimit të vendimit për lirim nga pagesa për studentët e disa kategorive të ndryshme, theksoi se USHT-ja që nga themelimi aleat më besnik e ka pasur popullin dhe se kjo aleancë duhet ruajtur bashkërisht nga të gjithë. “Më 21 tetor të këtij viti, në përputhje me vendimet e Senatit, për ekselentët USHT-së ne ndamë 75 bursa studentore për studentët e Ciklit të parë dhe 15 bursa për studentët e Ciklit të dytë, për vitin akademik 2015/2016.

Ndërsa sot, ne e publikojmë Vendimin për lirim nga pagesa për studentët që pësuan nga vërshimet në rajonin e Tetovës, studentët e Lagjes së Trimave në Kumanovë, pjesëmarrësit e konfliktit të vitit 2001, fëmijët e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

Që nga themelimi e deri më sot, Universiteti ynë dhe i Juaj, në të gjitha hapat që ka hedhur, në të gjitha zhvillimet që ka përjetuar, aleat më besnik e ka pasur kombin tonë, prandaj le të kujdesemi të gjithë ta ruajmë aleancën tonë përbashkët për arsimimin dhe edukimin e gjeneratave te reja shqiptare”, shtoi mes tjerash Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti.

Në ndarjen e vendimeve për studentët që janë liruar nga participimi për vitin akademik 2015/2016, përpos Rektorit të USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, të pranishëm ishin edhe Prorektori për Arsim, Prof. dr. Reshat Qahili, Prorektori për Financa, Prof. dr. Alifeta Selimi, Sekretari i përgjithshëm, Adem Beadini, Kryetari i Parlamentit Studentor të USHT-së, Ardian Bilalli, familjarë të studentëve, profesorë dhe studentë.

Publikuar: 19.11.2015 | 16:28
Lexuar: 874 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:

Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime