E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lidhur me hetimin për sulmet nga 13 nëntori ajo theksoi se informacionet konfirmojnë se një nga terroristët ka pasur pasaportë të rrejshme siriane dhe për këtë hetimi përfshin edhe bashkëpunim intensiv dhe të vazhdueshëm mes vendeve tona dhe shërbimeve tona policore.
Oer: Bisedohet për mbrojtjen e zonës Shengen, jo për kthimin e vizave









Lufta kundër terrorizmit është luftë globale në të cilën të gjitha shtetet janë kyçur dhe bashkëpunojnë. Nuk zhvillohen diskutime të posaçme lidhur me çështjen për vizat e shtetasve nga vendet ballkanike, e as për rishikimin e mundësisë për qarkullim të lirë, por bëhet fjalë për një problematikë globale për mbrojtjen e zonës Shengen dhe për efektivitetin e saj.

Këtë e deklaroi ambasadorja e Francës në Maqedoni Lorens Oer në një intervistë për MIA-n.

"Lufta kundër terrorizmit është luftë globale në të cilën të gjitha shtetet janë kyçur dhe bashkëpunojnë. Bëhet fjalë për rrjete të armatosura kriminele veprimi i të cilave është orientuar drejt destabilzimit të shoqërive demokratike. Atentatet në Paris paraqesin sulm të tmerrshëm dhe për këtë u ndërmorën masa të jashtëzakonshëm për gjetjen dhe dënimin e fajtorëve" thotë Oer.

Ambasadorja Oer theksoi se edhe sulmet në Paris janë reflektuar edhe në politikën e jashtme, posaçërisht kur bëhet fjalë për intensifikimin e sulmeve ajrore kundër ISIS-it e cila e mori përgjegjësinë për vdekjen e 129 njerëzve të pafajshëm, si dhe për bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë plan.

Lidhur me hetimin për sulmet nga 13 nëntori ajo theksoi se informacionet konfirmojnë se një nga terroristët ka pasur pasaportë të rrejshme siriane dhe për këtë hetimi përfshin edhe bashkëpunim intensiv dhe të vazhdueshëm mes vendeve tona dhe shërbimeve tona policore.

"Më lejoni ta përsëris se rruga drejt Ballkanit dhe fluksi i migrantëve në Evropë të cilët vijnë nga Lindja e Afërt janë prioritet i lartë në të cilin punojnë vendet evropiane, të cilat këtij problemi i kushtuan tre samite në nivel më të lartë, më 8 dhe 25 tetor, e pastaj edhe më 12 nëntor, që të kontrollohet identiteti i migrantëve dhe të pengohet fluksi i atyre që nuk kanë status të refugjatëve ushtarak. Bisedat lidhur me këtë çështje vazhdojnë në Bruksel" thotë Oer.

Lidhur me atë nëse është e mundur kthimi i vizave për shtetasit e Maqedonisë pas paralajmërimeve për pezullimin e sistemit Shengen, ambasadorja franceze deklaroi se tani për tani nuk zhvillohen diskutime për vizat e shteteve nga vendet ballkanike, por në fokus është mbrojtja e zonës Shengen.

"Në këtë moment, përfshirë edhe në hyrje të Francës, sërish e vendosim kontrollin kufitar, për dallim prej më parë, ku për shembull mundej lirshëm dhe pa kontrolle të kalohet në zonën Shengen mes Francës dhe Belgjikës. Të përkujtoj se automobili i terroristëve u gjet në Bruksel dhe se për momentin është prioritet të veprohet shpejt dhe të zbulohen të gjitha aktivitetet terroriste apo rrjetet e rrezikshme potenciale. Nuk zhvillohen diskutime të posaçme lidhur me çështjen për vizat e shteteve nga vendet ballkanike, e as për rishikimin e mundësive për qarkullimin e lirë, por bëhet fjalë për një problematikë globale për mbrojtjen e zonës Shengen dhe për efektivitetin e saj. Sërish do të them se bisedat në këtë, janë në vijim" thotë në intervistën për MIA-n ambasadorja Lorens Oer. (MIA)

Publikuar: 19.11.2015 | 15:58
Lexuar: 799 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime