E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Njëzet e dy nëntori është edhe festa e patronatit të institucionit tonë kombëtar dhe për këtë arsye përgatitëm dhe realizojmë program të pasur kulturor, shkencor dhe arsimor, thotë në intervistën për MIA-n, Nuer Arsllani, drejtor i IK Muzei i Alfabetit shqip-Manastir.
Nuer Arsllani, drejtor i IK Muzeu i Alfabetit-Manastir


Institucioni kombëtar Muzeu i Alfabetit shqip-Manastir filloi me shënimin e 107-vjetorit nga themelimi i Alfabetit shqip, ngjarje e cila në vitin 1908 në qytetin nën Pelisterin i mblodhi intelektualët shqiptarë dhe në të cilin u mor vendimi historik.

Njëzet e dy nëntori është edhe festa e patronatit të institucionit tonë kombëtar dhe për këtë arsye përgatitëm dhe realizojmë program të pasur kulturor, shkencor dhe arsimor, thotë në intervistën për MIA-n, Nuer Arsllani, drejtor i IK Muzei i Alfabetit shqip-Manastir.

"Në virgjile të festës së madhe-Dita e Alfabetit shqip, por edhe festë e patronatit e institucionit tonë kombëtar realizuam disa manifestime. Në Muzeun qëndruan Unioni i grave i Shoqatës '22 Nëntori' të cilat ishin të entuziazmuara nga ekspozita e përkohshme 'Gratë nga Manastiri në periudhën konsullore', ndërsa interes jashtëzakonisht të madh shkaktoi tribuna shkencore kushtuar kontributit historik të motrave nga familja Qiriazi, në të cilën me fjalime të tyre u prezantuan punonjës shkencorë dhe kulturorë, hulumtues nga Maqedonia, por edhe mysafirë nga Shqipëria, gjegjësisht nga shkolla e parë në Korçë.

Përndryshe dyert e Muzeut në Manastir si gjatë gjithë vitit, ashtu edhe gjatë këtyre ditëve janë të hapura për vizitorë të shumtë, ndërsa gjatë kësaj feste së bashku me neve do të jenë edhe nxënësit nga disa shkolla fillore dhe të mesme nga Shkupi, Tetova dhe Gostivari për të cilët do të organizohet edhe orë e posaçme historike", thotë Arsllani.

Cilët segmente të programit solemn do t'i veçonit, organizuar për nder të festës së madhe?

"Kjo fundjavë do të jetë jashtëzakonisht e pasur. Këtë të shtunë, apo më 21 nëntor, në Manastir do të tubohen përfaqësuesit e Unionit të forcave të reja nga të gjitha degët rinore politike në Maqedoni, por edhe nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe shtete të tjera të rajonit.

Ata përveç që do ta vizitojnë muzeun, do të kenë edhe takime të drejtpërdrejta dhe biseda me minsitrat e arsimit dhe shkencës nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Presim që nga kjo ngjarje të dërgohen porosi të rëndësishme rinore, të shoqërohen dhe gjithsesi t'i dëgjojnë porositë e tre ministrave".

Kur dhe si do të realizohet programi qendror kushtuar 22 Nëntorit - Ditës së alfabetit shqip?

"Sipas traditës, solemniteti qendror do të mbahet në ditën e festës, të dielën, kur saktë në mesditë, në objektin e IP Muzeu i Alfabetit shqip-Manastir do të organizohet prezantimi i projektit të financuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë për vendosjen e figurave të dyllit me themeluesit dhe ata që sollën vendimin për formimin e alfabetit shqip.

Siç dihet, këtë projekt e realizon grupi i ekspertëve nga Minsitria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, ndërsa në bazë të Memorandumit të nënshkruara paraprakisht përbashkëpunim ndërmjet minsitrive të të dy vendeve.

Ky projekt, vendosja e figurave të dyllit, presim të promovohet në vitin 2016. Në ditën e festës do të mbahet edhe tribunë shkencore kushtuar patriotit të madh, Mit'hat Frashërit, e në të cilën do të marrin pjesë shumë shkencëtarë të shquar albanologë nga Maqedonia, por edhe prëfaqësues nga Instituti i gjuhës shqipe në Prishtinë, Instituti për histori në Prishtinë, përfaqësues të Muzeut Kombëtar në Tiranë dhe personalitete të tjera të cilët do të prezantojnë fakte të reja historike për këtë personalitet", theksoi Arsllani.

Çfarë programi keni konfirmuar për Akadmeinë solemne që do të mbahet të dielën mbrëmje në sallën e madhe të IK Qendra për kulturë- Manastir?

"Akademia solemne do të jetë ngjarje e madhe kulturore-artistike, ku vend qendror do të ketë koncerti i Filarmonisë shqiptare nga Tirana. Sipas Programit, Filarmonia do të paraqitet nën dirigjimin e maestro Edmond Doko, ndërsa para auditoriumit në gala koncertin do të prezantophen solistët Shkodran Tolaj, Vikena Kamenica, Armando Likaj dhe Shkëlzen Bahtiari. Pulbiku i pranishëm do të përshëndetet nga ministra në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë me çka do të rrumbullaksohet festa 22 Nëntori - Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe".

Si njeri i parë i IK Muzeumi i Alfabetit të gjuhës shqipte - Manastir, nëse mundeni të zbuloni një pjesë të projekteve që do t'i realizoni në vitin 2016?

"Viti i ri është në prag dhe për këtë shkak ne po përgatitemi për aktivitetet e reja projektuese. Muzeumi prej ditës në ditë gjithnjë e më tepër është i vizituar, pasi përveç nga Maqedonia, kemi vizutues edhe nga vendet e huaja. Jemi të kënaqur që këtë vit me përkrahje të Ministrisë së Kulturës e kemi përfunduar projektin për depo të muzeut, ndërsa viti e ardhshëm përveç vendosjes së 11 figurave nga dylli, kemi edhe projekte tjera kapitale.

Bëhet fjalë për vendosjen e tre vitrinave të muzeut, në të cilat do të vendosen nëntë veshje popullore nga rajoni, ku kanë jetuar shqiptarët dhe po ashtu tërësisht do të pajisim një klasë edukative, ku do të bëhet edukimi i nxënësve që të marrin edhe më shumë informata për ditët dhe ditën kur në Manastir u miratua vendimi për formimin e Alfabetit të gjuhës shqipe", konfirmoi Arsllani.

Marjan Tanishevski, MIA

Publikuar: 20.11.2015 | 14:58
Lexuar: 828 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime