E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çerdhja “Bleta”, filloi të funksionon në fillim të muajt Tetor, një investim prej 4 milion denarësh i siguruar kryesisht nga buxheti i Komunës së Gostivarit, me mbështetje edhe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Komuna e Gostivarit investoi 2 milion e 800 mijë denarë.
Inaugurohet këndi i lojërave për fëmijë në oborrin e Çerdhes “Bleta”, në Gostivarit
Në Ditën Botërore të Fëmijëve, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Bashkim Hasani dhe koordinatori i Departamentit për Arsim, Kulturë dhe Sport, Edit Azizi, inauguruan këndin e lojërave për fëmijë në oborrin e Çerdhes “Bleta”, në qytetin e Gostivarit.

Me këtë rast, kryetari Nevzat Bejta theksoi se Komuna e Gostivarit në plan-programin e vet investues nuk përjashton asnjë segment të jetës shoqërore. Investimet bëhet në arsim, edukim, kulturë, sport dhe gjitha fushat e tjera që shkojnë në interes të qytetarëve të Gostivarit.

“Krijuam shumë kënde lojërash për fëmijë, për herë të parë pas pluralizmit politik. Hapëm çerdhe të reja për fëmijë, dhe tani krijojmë edhe kënde të reja lojërash. Me projektin për sigurimin e lojërave të reja, u siguruan 30 pajisje të cila që do të shërbejnë për zhvillimin e aktivitetit fizik tek fëmijët, por edhe për argëtimin e tyre. Gjysma e pajisjeve janë vendosur në oborrin e çerdhes për fëmijë “Bleta”, dhe gjysma tjetër do të vendosen në një hapësirë tjetër publike në qytet në Pranverën e hershme, por ende nuk e kemi vendosur se ku. Do të konsultohemi edhe me prindër dhe qytetarë të Gostivarit”, tha kryetari Bejta, duke shtuar se: ”për të plotësuar nevojat e qytetarëve, ne do të vazhdojmë të investojmë në drejtim të krijimit të kushteve për fëmijët tanë, të cilët janë ardhmëria e qytetit dhe shoqërisë sonë”.

Drejtoresha e Institutit Nacional, Çerdhja për Fëmijë “Gëzimi Fëmijërorë”, Natasha Sazdovska dhe zëvendësdrejtoresha Sindis Memedi, falënderuan kryetarin e Komunës së Gostivarit për investimin e kryer, duke shtuar se me vënien në funksion të Këndit të Lojërave, Çerdhja e re e qytetit morri pamjen e një Çerdhje bashkëkohore.

Në suaza të Institutin Nacional, Çerdhja për Fëmijë “Gëzimi Fëmijërorë” në Gostivar, funksionojnë tre çerdhe publike dhe aktualisht janë të akomoduar 608 fëmijë të moshave parashkollore. Në çerdhen “Bleta”, të akomoduar janë 100 përskaj kapacitetit për 120 fëmijë.

Çerdhja “Bleta”, filloi të funksionon në fillim të muajt Tetor, një investim prej 4 milion denarësh i siguruar kryesisht nga buxheti i Komunës së Gostivarit, me mbështetje edhe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Komuna e Gostivarit investoi 2 milion e 800 mijë denarë.

Hapësira totale e objektit është 384 metra katrorë, dhe posedon korridor prej 84 metra katrorë, katër mjedise lojërash nga 34 deri 68 metra katrorë, toalete, kuzhinë, sallë për ushqim prej 42 metra katrorë dhe hapësira zyrash prej 36 metra katrorë, si dhe kopsht të rrethuar prej 2148 metra katrorë.
Investimet bëhet në arsim, edukim, kulturë, sport dhe gjitha fushat e tjera që shkojnë në interes të qytetarëve të Gostivarit.

Publikuar: 20.11.2015 | 15:16
Lexuar: 798 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime