E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve të subjekteve afariste në tetor të këtij viti është 64 për qind nga shfrytëzimi normal.
Gjendje më të volitshme ekonomike në industrinë përpunuese


Sipas vlërësimit të udhëheqësve të firmave, indikatori i besuehsmërisë në industrinë përpunuese në tetor të këtij viti është rritur për 0,8 për qind në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa në krahaism me tetorin e vitit të kaluar është rritur për shtatë për qind.

Gjendja e sigurisë së prodhimtarisë me porosi në tetor të vitit 2015, në krahasim me shtatorin e vitit 2015, është më e volitshme, si dhe pritjet për vëllimin e prodhimtarisë në tre muajt e ardhshëm, ndërsa rezervat e prodhimeve të gatshme janë zvogëluar.

Vlerësimi për gjendjen ekonomike të subjekteve afariste në tetor të këtij viti është më e volitshme në krahasim me muajin e kaluar, ndërsa si më e volitshme është vlerësuar edhe në krahasim me tetorin e vitit të kaluar. I tillë është vlerësimi edhe për numrin e të punësuarve.

Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve të subjekteve afariste në tetor të këtij viti është 64 për qind nga shfrytëzimi normal.

Ndikim më të madh ndaj kufizimit të vëllimit të prodhimtarisë kanë mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar me 23,9 për qind, kërkesa e pamjaftueshme vendore me 23,8 për qind, kërkesa e pamjaftueshme e huaj me 23,7 për qind dhe importin konkurrent me 6,8 për qind.

Publikuar: 20.11.2015 | 17:14
Lexuar: 524 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime