E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndahen 125 bursa në shumë prej 6.050 denarë për studentë të cilët kanë aritur sukses të lartë në mësim, mesatare prej së paku 9.00, ndërsa janë regjistruar në programet studimore të informatikës.
Konkurs për 2.905 bursa studentore, shumat më të larta për 10 për qind


Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli konkurs të ri për bursat studentore për vitin akademik 2015/2016. Këtë vit ndahen 2.905 bursa studentore dhe në pajtim me vendimin e Qeverisë nga muaji maj shumat e bursave janë rritur për 10 për qind.

Këtë sot e theksoi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski i cili theksoi se edhe njëherë e vërtetojnë zhvillimin në arsimin e lartë dhe mbështetjen e studentëve.

Ristovski theksoi se bursat ndahen në katër kategori. Kategoria e parë e bursave ka të bëjë me studentë të familjeve të rrezikuara socilae, gjegjësisht familjeve përdorues të asistencës sociale apo llojeve të tjera të mbështetjes nga shteti, me çka përparësi kanë fëmijët e prindërve vetëushqyes, fëmijët pa prindër dhe studentët me nevoja të veçanta. Shuma e tyre është 3.300 denarë për 9 muaj.

Kategoria e dytë është për studentë të cilët kanë arritur sukses jashtëzakonisht të lartë në mësim edhe atë për studentët e regjistruar në fakultetet teknike dhe shkencat mjekësore të cilët kanë arritur sukses mesatar prej së paku 8.50, ndërsa për studentët e shkencave shoqërore dhe arteve sukses mesatar prej së paku 9,00. Ndahen 630 bursa në lartësi prej 4.400 denarë.

Ndahen 125 bursa në shumë prej 6.050 denarë për studentë të cilët kanë aritur sukses të lartë në mësim, mesatare prej së paku 9.00, ndërsa janë regjistruar në programet studimore të informatikës.

Në kategorinë e fundit ndahen 650 bursa në lartësi prej 3.300 denarë të dedikuara për studentë të regjistruar në shkencat matematiko natyrore, tekniko-teknologjike, bioteknike dhe/apo shkencat mjekësore të cilët kanë arritur sukses mesatar prej së paku 7.00.

Zëvendësministri Ristovski theksoi se të gjithë studentët e interesuar mund të aplikojnë në mënyrë elektronike deri më 27 nëntor të këtij viti. Më pas të gjitha dokumentet e nevojshme, të cilat janë theksuar në Konkurs, dorëzohen drejtpërdrejt deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës deri më 15 dhjetor. Rezultatet do të publikohen më 30 dhjetor.

Publikuar: 20.11.2015 | 19:00
Lexuar: 796 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime