E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Projekt tjetër që do të realizohet nga Qyteti i Shkupit është zgjërimi i rrugës “Hristijan Todorovski Karposh”. Gjithashtu do fillojë edhe rregullimi i bulevarit “Nikolla Karev” deri te udhëkryqi tek Ambasada e SHBA.
Investime të reja në komunën e Çairit
Në fushat sportive në pjesën e Parkut e Gazi Babës u be promovimi i aksionit për pastrim gjeneral të territorit të Komunës së Çairit në te cilën ishte prezent Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, Prefekti i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, drejtorët e ndërmarrjeve publike në kuadër të Qytetit të Shkupit dhe qytetarë.

Në këtë ngjarje prefekti i Qytetit të Shkupit i prezentoi projektet të cilat Qyteti i Shkupit do ti realizojë në Komunën e Çairit edhe atë: rregullimin e ujërave atmosferik në rrugën “Xhon Kenedi” me vlerë prej afër 10 milion denarë me qëllim që të zgjidhet problemi i përmbytjeve që ndodhin gjatë rreshjeve.

Projekt tjetër që do të realizohet nga Qyteti i Shkupit është zgjërimi i rrugës “Hristijan Todorovski Karposh”. Gjithashtu do fillojë edhe rregullimi i bulevarit “Nikolla Karev” deri te udhëkryqi tek Ambasada e SHBA.

Qëllimi i konferencës për mediat ishte edhe promovimi i aksionit për pastrim gjeneral të territorit të Komunës së Çairit, duke startuar që sot dhe i njejti do të zgjasë deri në fundjavë.

Në këtë aksion për pastrim gjeneral janë inkuadruar ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit si “Higjiena komunale” e cila do bëjë pastrimin e rrugëve, n.p “Parqet dhe gjelbërimet” e cila do të ndihmojë në pastrimin e parqeve dhe do mbjell drunj dhe fidane të reja aty ku është e nevojshme. N.p “Ujësjellësi dhe kanalizimi” do të bëjë pastrimin e pusetave të rrjetit atmosferik si dhe harnimin e rrugëve në të cilat ka intervenime nga ana e tyre.

Ngjarja e sotshme vazhdoi në sallën e Komunës së Çairit ku u mbajt takimi i 13 me radhë me qytetarët e Çairit në të cilën të njëjtit adresuan deri tek personat adekuat verejtjet e tyre si dhe propozimet për projekte të cilat do të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve dhe ngritjen e standardit jetësor të banorëve të Komunës së Çairit.​​
Investime të reja në komunën e Çairit
Investime të reja në komunën e Çairit

Publikuar: 24.11.2015 | 14:27
Lexuar: 870 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime