E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas anëtarëve të qeverisë, në kulturë ka mungesa të shumta, por se pritet përshpejtimi i procedurave për realizimin e qëllimeve. Sipas Sekretarit shtetëror në ministrinë e kulturës, janë realizuar mbi 300 projektet me interesi nacional.
Përfaqësimi i Shqiptarëve në Ministrinë e Kulturës arrinë në 32%
Në 32% ka arritur përfaqësimi i shqiptarëve në Ministrinë e Kulturës. Këtë e bëri të ditur sot Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehabi .

Në një takim pune sot me zëvendës-kryeministrin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferri, ministrin e Ekonomisë Bekim Neziri, u diskutua për projektet që pritet të realizohen në vitin e ardhshëm në sferën e artit dhe kulturës.

Sipas anëtarëve të qeverisë, në kulturë ka mungesa të shumta, por se pritet përshpejtimi i procedurave për realizimin e qëllimeve. Sipas Sekretarit shtetëror në ministrinë e kulturës, janë realizuar mbi 300 projektet me interesi nacional. Ndërsa, 24% e buxhetit në sektorin e dramës shkon për projektet shqiptare në Shkup dhe Tetovë.

“Ka mjaft projektet duke pasur parasysh se kultura e ka atë rëndësinë e veçantë. Ka shumë nevoja dhe ne besojmë se sipas programeve tona punët kanë ecur mirë dhe aty ku ka ngecje të procedurave do t’i nxisim institucionet që të veprojnë më shpejt dhe pas këtij viti do të vazhdojmë me projektet e reja dhe me procedurat që janë në vazhdim”, deklaroi Musa Xhaferi.

“Interesi nacional në kulturë është marrë parasysh, edhe segmenti ku veprojnë krijuesit, artistët, aktorët dhe institucionet shqiptare. Deri tani në vitin 2015, kemi realizuar mbi 300 projekte, në kuadër të programit vjetor, në 8 veprimtari” shtoi Behixhudin Shehabi.

Përgatiti: Zimer Jashari

Publikuar: 24.11.2015 | 14:37
Lexuar: 552 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime