E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ali Ahmeti do mbetet heroi më interesant për vogëlushët, të cilët do bien në gjumë që t’i dorëzohen botës së ëndrrave. Pra, Ali Ahmeti do mbetet ai që do i bëjë gjyshërit e ardhshëm të ndjehen krenarë...
Prej gomarit të Sanço Panços deri te rrugaçëria mediatike











Kim Mehmeti sot është kritikuese më arrogant i BDI-së dhe liderit të saj, Ali Ahmetit. Ngado që sillet, herë në Prishtinë, herë në Tiranë, herë në Shkup, shpërndan ta pavërteta, të cilave as vetë nuk u beson
Ata që e kanë lexuar romanin e famshëm të gjeniut të letërsisë spanjolle Miguel Servantes, Don Kishotin, do të kenë vërejtur se Sanço Panço është shtojcë e Don Kishotit, njeri me nuhatje instiktive dhe përfaqësues i mentalitetit të ngushtë fshatar.

Ngjashëm si Sanço Panço, në kohët e sotme, na paraqitet Kim Mehmeti, synimi jetësor i të cilit është vetëm interesi material, ndërkaq për këtë synim ai nuk pushon së aktruari “mbrojtësin” dhe “vajtojcën” e çështjes kombëtare, kurse ky aktrim për mediet e pa informuara në mënyrë të drejtë për veprat dhe veprimtarinë e Mehmetit vite më parë, bëhet interesant për të mos thënë atraktiv. E gjithë kjo mund të përmbyllet me një fjali: njeri me shumë fytyra.

Mehmeti sot është kritikuese më arrogant i BDI-së dhe liderit të saj, Ali Ahmetit. Ngado që sillet, herë në Prishtinë, herë në Tiranë, herë në Shkup, shpërndan ta pavërteta, të cilave as vetë nuk u beson. Ai që moti është bërë letër e tejdukshme dhe e lexueshme. Sepse, vite më
parë ai botoi një libër me titull PREJ KALIT TË BARDHË DERI TE RRUGAÇËRIA PARTIAKE, në të cilën libër tejmase e madhëron BDI-në dhe liderin e saj, Ali Ahmeti.

Kjo lëvizje prej një kahu në kahun tjetër flet për një individ me moral të dyshimtë. Por, në fakt, çfarë kishte shkruar (një fragment i shkurtë) Mehmeti në librin PREJ KALIT…Lexuesit vetë do ta kuptojnë të vërtetën: “Kur do rrëfejnë për periudhën e demokratizimit të Maqedonisë, gjyshërit e ardhshëm do harrojnë shumë emra, nuk do u kujtohen të gjithë prijësit partiak shqiptarë, e aq më pak parlamentarët dhe ministrat, por gjithsesi do kujtojnë Abdurrahman
Alitin, që doli në krye të PPD-së pas copëtimit të saj, e i cili përfundoi si “makro” i kurvave partiake të kësaj partie, do mbajnë mend Arbër Xhaferin i cili erdhi në Tetovë si prijës i gjatë
pritur, e u kthye në Prishtinë si “hero i betejave të huaja”, si deputet që gjatë tre mandateve të tij, thuajse kurrë nuk tha asnjë fjalë nga foltorja e parlamentit republikan ku shqiptarët e
paguanin t’i përfaqësonte kërkesat e tyre, e ai më me ëndje fliste në Tiranë ku shpaloste konceptet mbarëkombëtare.

Gjyshërit e ardhshëm nuk do mund t’i rikujtojnë gjithë “heronjtë” politik të një dekade e gjysmë të demokratizimit të shoqërisë shqiptare në Maqedoni, por gjithsesi se më me interes për nipërit e tyre do jetë rrëfimi për 2001- shin, kur pasardhësit do pyesin: “O gjysh, kush, dhe pse e filloi konfliktin në Maqedoni!”

Ata, gjyshërit pra, nuk do mund të zbërthejnë detaje, por nuk do e kenë vështirë të shpjegojnë se luftën Maqedonisë ia sollën të gjithë politikanët e para 2001-shit që frustronin popullatën e këtushme, ata politikanë që mosmarrëveshjet ndëretnike i kishin të vetmen mbulesë për mossukseset tjera, kështu që ata e çonin vendin drejt vitit 2001 kur u erdhi Ali Ahmeti, jo që t’ua shkatërrojë shtetin – siç thoshin disa – por t’ua rikujtojë politikanëve të këtushëm se pamëshirshëm ia harxhonin ardhmërinë Maqedonisë.

Dhe si i tillë, në rrëfimin e gjyshërve të ardhshëm, Ali Ahmeti do mbetet heroi më interesant për vogëlushët, të cilët do bien në gjumë që t’i dorëzohen botës së ëndrrave. Pra, Ali Ahmeti do mbetet ai që do i bëjë gjyshërit e ardhshëm të ndjehen krenarë, kur do rrëfejnë se Ahmeti ishte njeriu i cili në vitin 2001, shqiptarëve të Maqedonisë, ua solli vlerën më të madhe historike: shenjën e kryengritjes së parë të tyre autoktone – atë të UÇK-së – dhe Marrëveshjen
e Ohrit”. (Fq. 14 – 15) (Aktuale)

Publikuar: 24.11.2015 | 17:27
Lexuar: 915 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime