E mërkurë, 1.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në pozicion të 6-të ndodhet Uruguaji, dy herë Kampioni i Botës, që ka impresionuar në këtë turne. Për Gjermaninë dhe Holandën, parashikimi është i njëjtë, prandaj ndajnë vendin e 5-të dhe të 4-ët.
Kompanitė e basteve, Brazili favorit pėr botėrorin
















Gjergji Mima

Kur kanë mbetur 8 nga 32 ekipe në garën
për trofeun e Kupës së Botës, vazhdon të shtrohet pyetja, “Cili është
ekipi pretendent për të fituar Kampionatin Botëror të Futbollit,
Afrikë e Jugut 2010”?

Bazuar edhe në parashikimet e kompanive të basteve, një faqe
prestigjioze sportive ka bërë renditjen e 8 ekipeve finaliste.

Duke nisur nga fundi, në vend të 8-të qëndron Paraguaji, që bëri
histori me kalimin në çerekfinale. Vendin e 7-të e zë Gana, i vetmi
vend afrikan që përfaqëson një kontinent të tërë.

Në pozicion të 6-të ndodhet Uruguaji, dy herë Kampioni i Botës, që ka
impresionuar në këtë turne. Për Gjermaninë dhe Holandën, parashikimi
është i njëjtë, prandaj ndajnë vendin e 5-të dhe të 4-ët.

Vendin e 3-të e mban Argjentina, që tani shikohet si pretendente e
fortë, ndonëse shumë pikëpyetje u ngritën për aftësitë e Diego
Maradonës, si trajner.

Kampionia e Europës, Spanja renditet e 2-ta. “Të kuqtë” do të ishin të
parët që fitojnë Kupën e Botës, pasi kanë humbur ndeshjen e parë të
turneut.

Dhe vendi i parë i takon pikërisht Brazilit, që ka fituar 5 Kupa Bote,
në Europë, Amerikë të Jugut, Amerikën Veriore, Azi dhe tani kërkon të
gjashtën në kontinentin afrikan.

Publikuar: 30.06.2010 | 21:40
Lexuar: 1976 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime