E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri Izairi paralajmëroi përkrahje dhe për projekte të tjera në këtë komunë.
Ministri Nurhan Izairi për vizitë në Dibër


Ministri i Mjedisit të Jetesës dhe Planfikimit Hapësiror, Nurhan Izari sot qëndroi për një vizitë në Dibër.

Së bashku me kryetarin e komunës Ruzhdi Lata, ministri Izairi e shënoi fillimin e realizimit të projektit "Pëfundimin e ndërtimit të kanalizimit atmosferik në qytetin e Dibrës, rruga 8 Shtatori" - "Uniteti vllazëror".

"Ky është projekt shumë i rëndësishëm për qytetin e Dibrës me realizimin e të cilit do të tejkalohen problemet e deritanishme në rrugën krysore me ujëra atmosferike. Bëhet fjalë për vendosje e kanalizimit atmosferik me gjatësi prej rreth 800 metrash, projekt me vlerë prej 80.000 eurosh, mjete të marra nga Ministria e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësiror", tha kryetari i komunës Lata.

Ministri Izairi paralajmëroi përkrahje dhe për projekte të tjera në këtë komunë.

"Jam i lumtur që jam sot në Dibër, një nga viset me të bukura në vend. Përveç se me këtë projekt, Qeveria e Republikës së Maqedonisë përmes Ministrisë së Mjedsit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësiror parashikon përkrahje edhe për disa projekte, midis të cilave edhe projektit për ndërtimin e Stacionit filtrues të ujërave të zeza", deklaroi Izairi.
Ministri Nurhan Izairi për vizitë në Dibër
Ministri Nurhan Izairi për vizitë në Dibër
Ministri Nurhan Izairi për vizitë në Dibër
Ministri Nurhan Izairi për vizitë në Dibër
Ministri Nurhan Izairi për vizitë në Dibër

Publikuar: 25.11.2015 | 17:40
Lexuar: 809 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime