E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë takim ishin prezent edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare që veprojnë në këtë rajon dhe të cilat janë mbështetur financiarisht për projektet e tyre nga Ministria e Kulturës. Kryesisht bëhet fjalë për projekte nga lëmi i artit figurativ, folklori, drama etj.
Impulse të reja në sferën e kulturës në Gostivar



Në vazhdën e vizitave të institucioneve kulturore nëpër komunat shqiptare, një delegacion i udhëhequr nga sekretari shtetëror Behuxhidin Shehabi, sot qëndroi në Gostivar, me ç’rast vizitoi Qendrën e Kulturës dhe Qendrën Konservuese ku realizoi takim me udhëheqësit e këtyre institucioneve.

Në këto takime u bë fjalë për realizimin e projekteve dhe aktiviteteve të llojllojshme që kanë për qëllim avancimin e kulturës në Gostivar, ku edhe gjatë vitit që po e lëmë u realizuan rreth 50 projekte të vogla në bashkëpunim me organizatat joqeveritare dhe me Qendrën e Kulturës së këtij qyteti.

“Kur bëhet fjalë për lëmin e kulturës, Gostivari është një mjedis specifik ndaj dhe karakterizohet me shumë aktivitete. Bartës të tyre janë edhe shumë artistë që kulturës shqiptare përgjithësisht i kanë dhënë shumë, e veçmas në lëmin e artit figurativ, letërsisë, fotografisë e kështu me radhë. Ne jemi këtu që kësaj sfere shpirtërore t’i japim impulse të reja.

Në buxhetin për vitin 2016 janë paraparë mjete të konsiderueshme për financimin e projekte të reja në lëmin e kulturës edhe në Gostivar, përfshirë edhe rregullimin e fasadave të shtëpive të vjetra dhe restaurimin e tyre”, tha sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehabi, të cilin në Qendrën e Kulturës e priti drejtori i këtij institucioni, Luan Zenku.

Në këtë takim ishin prezent edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare që veprojnë në këtë rajon dhe të cilat janë mbështetur financiarisht për projektet e tyre nga Ministria e Kulturës. Kryesisht bëhet fjalë për projekte nga lëmi i artit figurativ, folklori, drama etj.

Tanimë, edhe zyrtarisht, në Gostivar filluan punimet për restaurimin e fasadave të dhjetë shtëpive në qendër të qytetit. Vlera e përgjithshme e këtyre punimeve arrin shifrën prej 10 milionë denarëve që është mbështetur nga Ministria e Kulturës ndërsa realizohet nga Qendra konservuese.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i qytetit të Gostivarit, Nevzat Bejta, i cili theksoi se komuna e Gostivarit ka një bashkëpunim të mirë me Ministrinë e Kulturës dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Publikuar: 25.11.2015 | 18:00
Lexuar: 700 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime