E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çmime pas vdekjes janë ndarë edhe për lojtarin e yankee Yogi Berra apo avokatin me origjinë indiane të të drejtave të njeriut Billy Frank, Jr apo aktivistin e të drejtave të njeriut japonezo-amerikanin Minoru Yasui.
Medalja e Lirisë për Barbara Streisand dhe Steven Spielberg
Presidenti amerikan Barack Obama ka nderuar me çmimin më të lartë civil të kombit, me Medaljen Presidenciale të Lirisë, 2 personazhe super të njohur dhe tashmë në listën e personave të nderuar të Shtëpisë së Bardhë, një listë ku bëjnë pjesë personalitetet të famshme të fushës së shërbimeve publike, showbizit dhe sportit.

Këngëtarja dhe aktorja Barbara Streisand dhe regjisori Steven Spielberg janë mes 17 personaliteteve amerikane që janë nderuar me këtë çmim prestigjoz në një ceremoni të posacme në Shtëpinë e Bardhë.
“Historia e tij ka formuar historitë e Amerikës, vlerat e tij kanë formuar botën tonë” tha Obama për nder të regjisorit më të famshëm hollivudian.

“Filmat e Steven janë vlerësuar si filmat dhe prodhimet më të rëndësishme, nga mbarë komuniteti njerëzor. Besimi jonë e kanë nxitur që ai të krijojë edhe fonacionin Shoah si dhe e kanë nxitur që ai të ngrejë zërin kundër padrejtësive dhe në mbështetje për të mbijetuarit e genociditit përqark botës”.

Obama ka vlerësuar edhe një tjetër personalitet me të njëjtën medalje, basketbollistin Willie Mays, për suksesin e tij të jashtëzakonshëm.
“Për shkak të gjigandëve si Willie Mays edhe njerëzit e thjeshtë si unë mund të mendojnë se mund të kandidojnë dhe garojnë për president”.

Me medaljen e çmuar të lirisë janë nderuar edhe personazhe të tjerë të famshëm si këngëtarja Gloria Estefan fituese e cmimit Grammy me origjinë kubano-amerikane dhe bashkëshorti i saj Emilio Estefan, producent, kompozitori i Broadway Stephen Sondheim, dirigjenti i cmimeve Award Itzhak Perlman dhe këngëtari James Taylor.

Bonnie Carroll, e famshme për punën e saj me veteranët, gjithashtu u nderua nga Kreu i Shtëpisë së Bardhë, senatorja demokrate e Meryland Barbara Mikulski, ish kongresmenia demokrate e Indianës Lee Hamilton, matematicienia e NASA-s Katherine G. Johnson dhe ish Kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Zhvillimeve Mjedisore William Ruckelshaus.

Çmime pas vdekjes janë ndarë edhe për lojtarin e yankee Yogi Berra apo avokatin me origjinë indiane të të drejtave të njeriut Billy Frank, Jr apo aktivistin e të drejtave të njeriut japonezo-amerikanin Minoru Yasui.

Publikuar: 26.11.2015 | 13:27
Lexuar: 672 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime