E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Konferencën e hapi ministri i Vetëqeverisjes Lokale Lirim Shabani i cili përkujtoi se në Maqedoni afër një dekadë e gjysmë zbatohet procesi i decentralizmit
Konferencë: Maqedonia ka progres në decentralizim


Decentralizim fiskal, sigurimi i kushteve të barabarta lokale për të gjithë qytetarët dhe sa më shumë të shfrytëzohen mjete nga fondet e ndryshme, janë sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen komunat në Maqedoni. Këtë e konstatuan pjesëmarrësit në konferencën ndërkombëtare "Sfidat dhe perspektivat në rajon dhe zhvillimi rajonal dhe lokal - Decentralizmi dhe BE inkuadrim" që sot dhe nesër mbahet në Shkup.

Organizatorë të konferencës janë Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, GIZ, Agjencia zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe UNDP.

Konferencën e hapi ministri i Vetëqeverisjes Lokale Lirim Shabani i cili përkujtoi se në Maqedoni afër një dekadë e gjysmë zbatohet procesi i decentralizmit

"Decentralizimi ka qenë edhe ende është prioritet kryesor i vendit tonë, për shkak të ndërlikueshmërisë së saj dhe ndikimin e marrëdhënieve mes faktorëve të ngjashëm të nivelit horizontal dhe vertikal, në të gjitha sferat e veprimit" tha Shabani.

Për këtë qëllim, theksoi ai, Qeveria e miratoi Programin e gjashtë për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe për decentralizim, 2015-2020. Programi ka për qëllim krijimin e njësive më të fuqishme ekonomike, njësi të zhvilluara dhe inkulzive të vetëqeverisjes lokale, të aftësuara të sigurojnë rritje dhe zhvillim gjithëpërfshirës, inovativ dhe të qëndrueshme lokal në të cilin veprojnë.

Zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferi vlerëson se decentralizimi fiskal është një nga sfidat për komunat.

"Nga analizat të cilat ne i bëjmë, deri tani është dëshmuar se vetëm 5 ose 6 për qind nga BPV-ja u shpërndahen komunave, që është shumë e vogël. Për këtë shkak të përfaqësuesit e komunave duhet të jenë më të bindshëm dhe të na bindin se kjo shpërndarje nuk është e mjaftueshme që komunat të mund të kenë zhvillim të qëndrueshme dhe të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët e tyre" tha Xhaferi.

Ai theksoi se përqindja e BPV-së në vitet e ardhshme duhet të jetë 12 ose 14 e shpërndarë në komuna.

Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë BNJVL, Koce Trajanovski tha se decentralizimi në Maqedoni filloi në vitin 2005 dhe përkujtoi në projektet të cilat deri tani janë realizuar - legalizimi i objekteve, transparenca e blerjes elektronike të tokës së pandërrtuar ndërtimore. Shtoi se administrata është më efikas dhe më profesionte, ndërsa shoqëria civile kyçet gjatë krijimit të buxheteve komunale.

Vlerësoi se ka progres të dukshëm në decentralizmin, siç tha, nuk është i mjaftueshme dhe duhet edhe mëtej të ecim dhe si vetëqeverisje lokale përmes BNJLV-së të kërkojmë më shumë mjete dhe kompetenca.

Në konferencë u theksua se decentralizmin e Maqedonisë e mbështesin UNDP, GIZ, si dhe Ambasada zvicerane dhe gjermane në Maqedoni. Do të prezantohen përvojat nga rajoni në implementimin e poltikave në zhvillimin rajonal dhe lokal, decentralizimin dhe inkuadrimin në BE.
Konferencë: Maqedonia ka progres në decentralizim

Publikuar: 26.11.2015 | 15:46
Lexuar: 904 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime