E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sekretari Shehapi theksoi gatishmërinë që të angazhohet për realizimin e kësaj kërkese, e cila do të zgjidhte në plan afatgjatë problemet e komunitetit kulturor shqiptar të Kumanovës.
Shehabi përkrah iniciativën për themelimin e institucionit ‘Qendra Kulturore Rinore’ në Kumanovë
Delegacioni i kryesuar nga Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, sot qëndroi në Qendrën për Kulturë në Kumanovë ku realizoi takime me të punësuarit shqiptarë në këtë qendër, si dhe përfaqësues të kulturës dhe artit në këtë qytet.

Sekretari Shehapi u njoh përsë afërmi me kërkesat dhe problemet e sferës së kulturës në këtë qytet, dhe u angazhua për mbështetje më të fuqishme në periudhën vijuese.

“Në bazë të evidencës sonë, gjatë vitit 2015, Ministria e Kulturës ka mbështetur gjithsej 13 projekte kulturore shqiptare nga Kumanova, si manifestime tradicionale, botime, drama, ekspozita, etj.
Shehabi përkrah iniciativën për themelimin e institucionit ‘Qendra Kulturore Rinore’ në Kumanovë

Do të angazhohemi që në vitin e ardhshëm ta rrisim këtë përkrahje për vlerat kulturore e artistike të kumanovarëve, të cilat janë të padiskutueshme”, u shpreh sekretari Shehapi.

Përgjegjësi i Dramës Shqipe të Kumanovës, Enver Halimi, theksoi nevojën që kjo dramë dhe komuniteti kulturor shqiptar i Kumanovës, të ketë një objekt dhe institucion të vetin, ku do të mund më mirë t’i realizojë nevojat e veta.

“Ne edhe zyrtarisht, bashkë me shumë shoqata joqeveritare, këto ditë kemi dorëzuar kërkesën në Qeveri, Ministri të Kulturës dhe në Komunën e Kumanovës, që të themelohet Institucioni nacional ‘Qendra Kulturore Rinore’ në objektin e ish-Shtëpisë së Armatës në Kumanovë. Kërkojmë që kjo kërkesë të shqyrtohet sa më shpejtë dhe të zgjidhet ky problem i kahershëm për ne”, theksoi Halimi.

Sekretari Shehapi theksoi gatishmërinë që të angazhohet për realizimin e kësaj kërkese, e cila do të zgjidhte në plan afatgjatë problemet e komunitetit kulturor shqiptar të Kumanovës.

Në takim morën pjesë edhe kryetari i Klubit të Shkrimtarëve “Jehona e Karadakut”, Sevdail Demiri, kryetari i “Javës Kulturore Shqiptare”, Agim Beluli, deputetë dhe funksionarë tjerë shqiptarë nga Kumanova.

Publikuar: 27.11.2015 | 13:27
Lexuar: 584 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime