E hënë, 19.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kultura mbetet një nga prioritetet tona, meqë përmes saj i nxjerrim në pah vlerat tona shumëshekullore, por edhe vlerat artistike bashkëkohore”, theksoi Shehapi.
Kultura mbetet një nga prioritetet tona
Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Behixhudin Shehapi, sot në Komunën Çair të Shkupit, realizoi një takim me komunitetin kulturor shqiptar të Shkupit, ku u bisedua rreth realizimit të projekteve kulturore që mbëshetë kjo ministri, si dhe problemeve të tjera të kësaj sfere.

Sekretari Shehapi tha se meqë në rrjedhë e sipër është shqyrtimi i aplikacioneve nga komisionet e Ministrisë së Kulturës për projektet e vitit 2016, do të shqyrtohen mundësitë që sa më tepër projekte shqiptare të jenë pjesë e Programit nacional për kulturë.

“Ishte një bisedë shumë e hapur dhe përmbajtjesore. Faktori shqiptar në Ministrinë e Kulturës dhe të gjithë shqiptarët që punojmë aty, do të bëjmë çmos që të punojmë për avancimin e kulturës shqiptare.

Kultura mbetet një nga prioritetet tona, meqë përmes saj i nxjerrim në pah vlerat tona shumëshekullore, por edhe vlerat artistike bashkëkohore”, theksoi Shehapi.

Ai më tej shtoi se ne kemi sjellë impulse të reja në kulturë, dhe më tutje do të mundohemi të sjellim cilësi të reja, në kuadër të përcaktimeve tona programore.

“Vetëm gjatë këtij viti vijues, brenda Komunës së Çairit janë realizuar mbi 30 projekte kulturore shqiptare të mbështeura nga Ministria e Kulturës. Kurse, edhe vetë Komuna e Çairit, me të cilën kemi një bashkëpunim të shkëlqyer, është realizatore e shumë projekteve të rëndësishme kulturore shqiptare”, theksoi sekretari Shehapi.

Gjatë bisedës është biseduar për ngritjen e peshës së disa manifestimeve kulturore shqiptare, si dhe është shpalosur iniciativa për themelimin e një Anasambli të Folklorit Shqiptar në Shkup, në nivel nacional, për çka do të angazhohen prëfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës dhe veprimtarët e kulturës.

Publikuar: 27.11.2015 | 18:37
Lexuar: 635 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime