E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"KFOR-i do të mbetet garantues i ambientit të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes pavarësisht adaptimit të ardhshëm të trupave", tha Bentler.
Bentler: KFOR-i garantues i sigurisė










Komandanti i KFOR-it, gjeneral-lejtnant Markus Bentler mirëpriti drejtorin e përgjithshëm të Ushtrisë suedeze, Ulf Bengtson, në shtabin kryesor të KFOR-it në Film City.

Ai gjithashtu e informoi Bengtson mbi zhvillimet pozitive të situatës së sigurisë në Kosovë, si dhe ngjarjet e fundit lidhur me kushtet e transferimit të përgjegjësive tek institucionet në Kosovë, thuhet në një njoftim nga selia e KF0R-it.

Gjatë takimit, komandanti i KFOR-it deklaroi se situata e sigurisë kërkon një proces politik dhe se nuk mund të zgjidhet me masa ushtarake, përderisa misioni i KFOR-it nuk do të ndryshojë.

"KFOR-i do të mbetet garantues i ambientit të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes pavarësisht adaptimit të ardhshëm të trupave", tha Bentler.

Sot, Bengtson do të marrë pjesë e aktiviteteve patrolluese të njësiteve suedeze dhe njësiteve monitoruese ndërlidhëse nga "Battle Group" shumëkombësh qendër, ku gjendet kontingjenti suedez me rreth 250 ushtarë.

Publikuar: 30.06.2010 | 22:24
Lexuar: 404 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime