E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Historia "Babai" ka marrë kësisoj çmimin për filmin më të mirë të festivalit dhe atë për skenarin më të mirë, dy çmime në vlerë të madhe edhe monetare, informon "Kultplus".
Filmi “Babai”, me dy çmime nga Bosphorus International Film Festival
Filmi "Babai" me regji të Visar Morinës po vazhdon me triumfe. Kësaj radhe, filmi ka marrë mbrëmë dy çmime në edicionin e tretë të Bosphorus International Film Festival në Stamboll.

Historia "Babai" ka marrë kësisoj çmimin për filmin më të mirë të festivalit dhe atë për skenarin më të mirë, dy çmime në vlerë të madhe edhe monetare, informon "Kultplus".

Një pjesë e ekipit të filmit, vetë regjisori Visar Morina, aktori Astrit Kabashi dhe producenti Visar Krusha ishin të pranishëm në Stamboll në ndarjen e çmimeve dhe kanë shprehur kënaqësinë e tyre për marrjen e çmimit.

"Babai" tregon rrëfimin e një fëmije të quajtur Nori (Val Maloku) i cili shet cigare bashkë me babin e tij Gëzimin (Astrit Kabashi), në vitet e nëntëdhjeta, ku babai me çdo mënyrë dëshiron të emigrojë në Gjermani e i biri bën çdo gjë për të qenë me të.

Marrëdhënia mes babait dhe të birit zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë, për arsye se i biri ka shumë dëshirë të jetë së bashku me babain dhe në të njëjtën kohë duhen të përballen me realitetin e vështirë.

"Babai" është prodhuar nga një ekip filmik ndërkombëtar, ndërsa shumica e aktorëve janë kosovarë.

Publikuar: 28.11.2015 | 18:44
Lexuar: 629 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime