E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Para Maqedonisë, siç tha Gruevski, janë vetëm Estonia, Luksemburgu dhe Bullgaria.
Gruevski: Maqedonia vendi i katërt më pak debitor në Evropë


Maqedonia sipas të dhënës së Zyrës Evropiane për Strategji - Eurostat, është vendi i katërt me më pak debi në Evropë, që është përgjigjja më e mirë e akuzës të LSDM-s se e kemi futur në borxh shtetin. Këtë e deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski sot pas lëshimit në përdorim të aparatit për tomografi kompjuterike në poliklinikën "Jane Sandanski", Shtëpia e shëndetit -Shkup.

Para Maqedonisë, siç tha Gruevski, janë vetëm Estonia, Luksemburgu dhe Bullgaria.

"Ajo që Maqedonia është klasifikuar vendi i katër më pak debitor në Evropë, nuk korrenspondon me numrat dhe tentativat e LSDM-së që të diskretitohet puna jonë dhe të tregojë se Qeveria e ka futur në borxh shtetin", tha Gruevski dhe shtoi se Komsioni Evropian ka të dhëna më të mira nga ato të LSDM-së që i liferon në opinion në fushatën e saj parazgjedhore.

Ajo që është e rëndësishme tha Gruevski është se edhe në krahasim me fundin e vitit të kaluar, kuartali i fundit -dhjetor 2014 ka ulje për 2,2 për qind të debisë, e cila tani arrin rreth 36 për qind.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve kryeministri tha se është e qartë se në periudhën që vjen strategjia e LSDM-së në pikëpamje të Ministrisë së Financave do të jetë në drejtim të "gjoja pengimit të futjes në borxh".

Publikuar: 30.11.2015 | 13:20
Lexuar: 513 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime