E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takim, delegacioni u njoftua nga Sekretari Shtetëror Ipçja, me projektet që janë realizuar nga ky dikaster gjatë viteve 2014 dhe 2015 si dhe projektet që janë në vijim e sipër.
Neziri: 700 punësime në shëndetësi dhe investime mbi 25 milionë euro

Një delegacion qeveritar i udhëhequr nga Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, zëvendëskryeministri Fatmir Besimi dhe deputetja Vjollca M. Nuredini sot zhvilluan një vizitë pune në Ministrinë e Shëndetësisë ku u takuan me Sekretarin Shtetëror Nasuf Ipçja.

Në takim, delegacioni u njoftua nga Sekretari Shtetëror Ipçja, me projektet që janë realizuar nga ky dikaster gjatë viteve 2014 dhe 2015 si dhe projektet që janë në vijim e sipër.

Ministri Neziri pas takimit shprehu kënqësinë e tij nga numri i madh I punësimeve në sferën e shëndetësisë, ku janë punësuar 700 mjekë dhe personel mjekësor shqiptar, ndërsa investimet kapitale në komunat shqiptare arrijnë mbi 25 milionë euro.

"Në kuadër të vizitave që ne si pushtet ekzekutiv i bëjmë së bashku me pushtetin legjislativ nëpër institucione, këtë javë do të vizitojmë objekte të shëndetësisë, me çrast patëm takim me sekretarin shtetëror Nasuf Ipçja i cili na njoftoi me projektet e realizuara që janë pjesë e programit qeveritarë. U njohëm me realizimin e projekteve kapitale, nga të cilat unë do të përmend vetëm tre: ndërtimi i spitalit të Kërçovës, një investim capital prej 6 milionë eurosh, investimi në objekte dhe aparatura në spitalin klinik të Tetovës, një investim prej 10 milion eurosh dhe investimi në ndërtimin e spitalit të mushkërive në Kozle, një investim prej 8 milionë eurosh. Sa u përket punësimeve të kuadrit shqiptar gjatë kësaj periudhe janë punësuar 230 shqiptarë në bazë të ligjit për transformim dhe 430 të tjerë me procedure të rregullt nga drejtorë kuadro të BDI-së", deklaroi ministri i Ekonomisë Bekim Neziri.

Sekretari Shtetëror Nasuf Ipçja në prani të 24 drejtorëve shqiptarë të institucioneve publike shëndetesore, tha se gjatë periudhës gati dyvjeçare janë realizuar projekte kapitale dhe janë punësuar qindra mjekë dhe personel mjekësor shqiptar.

"Sot kisha nderin të takoj delegacionin e kryesuar nga ministrat Neziri dhe Besimi, ku unë së bashku me drejtorët e institucioneve nga radhët e BDI-së raportuam për punën e bërë dhe rezultatet e arritura.Ministria e shëndetësisë ne vitet e fundit ka bërë nje sërë ndryshimesh për të ndërtuar një sistem sa më të përsosur dhe sa me te kapshëm per qytetaret. Jemi bazuar ne tre shtyllat kryesore ne këtë drejtim edhe atë: Investimet kapitale në ndërtim dhe rekonstruim të institucioneve publike shëndetësore, me vlerë mbi 100 milion euro, pastaj furnizim të institucioneve publike shëndetësore me pajisje dhe aparatura shendetesore, gjithashtu me vlerë mbi 100 milion euro te shpërndara ne baze te nevojave te institucioneve shëndetësore dhe kërkesave te drejtoreve përkatës, dhe në resurse njerëzore, punesim të mjekeve ne institucioneve shëndetësore me cka janë punësuar 700 mjekë shqiptarë mjeke, personel i mesëm si dhe personel teknik. Ne kuadër te përsosmërisë se mjekeve Ministria e shëndetësisë organizon edukimin ne qendrat me te njohura botrore. E gjithë kjo është arritur ne bashkëpunim me këta drejtor që janë këtu dhe që udhëheqin me 30për qind te kapaciteteve publike shëndetësore", deklaroi Sekretari Shtetëror Nasuf Ipçja.

Delegacioni qeveritar vizitoi Klinkën e syve, me ç' rast u njoftua me metodat e reja të intervenimeve që kjo klinikë zbaton, dhe investimet që janë bërë në sigurimin e aparaturave moderne.
Neziri: 700 punësime në shëndetësi dhe investime mbi 25 milionë euro

Publikuar: 01.12.2015 | 12:00
Lexuar: 606 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime