E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mjetet për mbulimin e shpenzimeve të akomodimit dhe ushqimit, sigurohen nga Fondi Britanik për bursa dhe të njëjtat janë në shumë prej 915 funta në muaj për qëndrim në Londër, respektivisht 800 funta në muaj për qëndrim në qytete të tjera.
Aplikoni: 6 bursa studimi për në institucione të arsimit të lartë kërkimor - shkencor në Britani të Madhe






Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se në vazhdim është konkursi për ndarjen 6 bursave për hulumtues të rinj nga Repubika e Maqedonisë, për vizita të shkurtra studimore (1 deri në 3 muaj) në institucione të arsimit të lartë kërkimore - shkencore në Britani të Madhe, për vitin 2016.

Mjetet për mbulimin e shpenzimeve të akomodimit dhe ushqimit, sigurohen nga Fondi Britanik për bursa dhe të njëjtat janë në shumë prej 915 funta në muaj për qëndrim në Londër, respektivisht 800 funta në muaj për qëndrim në qytete të tjera.

Të gjithë informatat më të hollësishme në lidhje me kushtet, kriteret, dokumentet e kërkuara dhe formularët e aplikimit mund të gjenden në ueb portalin e specializuar për bursa nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë www.stipendii.mon.gov.mk, si dhe në faqen e internetit të Fondit Britanik për bursa www.britishscholarshiptrust.org.

Aplikacionet dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, rr. "Shën Kirili dhe Metodi ", nr.54, 1000 Shkup, Departamenti i Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, dhe afati i fundit për aplikim është 31 mars 2016.

Publikuar: 01.12.2015 | 15:01
Lexuar: 671 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime