E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mejdani është anëtarë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe autorë i disa titujve shkencor mbi reformat demokratike në Shqipërinë post-komuniste dhe zhvillimet politike.
Rexhep Mejdani emërohet anëtarë i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë










Ish presidenti i Shqipërisë, Rexhep Mejdani u emërua anëtarë i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

Pas solemnitetit të zgjedhjes së tij, Mejdani tha se kohën e fundit vërehen përpjekje pozitive sa i takon bashkëpunimit mes qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe se Ballkani po e kupton më në fund se ka vetëm një rrugë për të ndërtuar Ballkanin e ri Evropian dhe ajo është rruga e bashkëpunimit.

“Ju së shpejti do shikoni që kjo akademi do të botojë edhe një vepër të Kristo Frashërit, që do të thotë se bota lëviz, bota emancipohet dhe në këtë emancipim duhet të japim të gjithë kontributin tonë, përfshirë edhe mediat”, deklaroi Rexhep Mejdani, Anëtar i Jashtëm i ASHAM.

Mejdani është anëtarë i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe autorë i disa titujve shkencor mbi reformat demokratike në Shqipërinë post-komuniste dhe zhvillimet politike.

Mejdani është anëtari i tretë i jashtëm në Akademinë e Shkencave të Maqedonisë përskaj nobelistit Ferit Muratit dhe profesorit Ali Aliut.

Publikuar: 01.12.2015 | 16:25
Lexuar: 638 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime