E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjithsesi, për këtë ndikim të vet kanë edhe masat e shumta të ndërmarra nga Qeveria, shumë projekte për të lehtësuar biznesin për përmirësimin e klimës së biznesit për kushte më të mira për ndërmarrjet që të bëjnë biznes.
Gruevski: Rritja e prodhimtarisë industriale do të tërheqë rritje të fitimit dhe vende të reja pune








Rritja e prodhimtarisë industriale prej 13,1 për qind në muajin tetor është rritja më e madhe gjatë këtij viti shikuar në baza mujore dhe praktikisht do të tërheq zmadhimin e rritjes së përgjithshme të prodhimtarisë industriale për këtë vit. Shpresoj që në dy muajt e ardhshëm të arrihet rritje e lartë në industri. Këtë e deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski pas vizitës së punimeve në rikonstruimin e konakut lindor në kompleksin e manastirit "Shën Arhangell Mihaili", në Varosh, Prilep.

"Pas stagnimit që kemi pasur në prill, maj dhe qershor gjërat filluan të përmirësohen. Stagnimi ishte rezultat kryesisht për shkak të krizës politike të shkaktuar nga LSDM-ja. Pas tejkalimit të krizës politike erdhi në rritje prodhimtaria industriale dhe tashmë në tetor arriti në 13,1 për qind. Përndryshe, rritja për tërë vitin nga janari deri në tetor ishte 3,6 për qind dhe ne presim që edhe gjatë dy muajve të ardhshëm, nëntor dhe dhjetor të ketë gjithashtu rritje të lartë në prodhimtarinë industriale. Kjo me siguri do të tërheqë dhe rritjen e fitimit në industri dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Gjithsesi, për këtë ndikim të vet kanë edhe masat e shumta të ndërmarra nga Qeveria, shumë projekte për të lehtësuar biznesin për përmirësimin e klimës së biznesit për kushte më të mira për ndërmarrjet që të bëjnë biznes.

Në këtë pjesë ne do të vazhdojmë të bëjmë përpjekje maksimale për të përmirësuar edhe më tej klimën e biznesit për t'i mundësuar ndërmarrjeve të bëjnë sa është e mundur më shumë rezultatet dhe të hapin sa është e mundur më shumë vende të reja pune" tha Gruevski pas vizitës në këtë kompleks të manastirit me të cilin e e përfundoi vizitën në komunën e Prilepit.

Publikuar: 03.12.2015 | 14:05
Lexuar: 504 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime