E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pergjate gjithe gjatesise se bregdetit shtrihen fshatra te shumte, emrat e te cileve i kane dhene emrat edhe segmenteve te caktuara te plazhit. Keshtu, njeri pas tjetrit, shtrihen plazhi i Golemit, i Karpenit, ai i Bagose, plazhi i Spillese dhe i Grethit.
Reportazh nga bregdeti i Kavajės dhe plazhet e tij









Nga plazhi i Spillese

Vija bregdetare e Kavajes, e cila fillon tek perroi i Agait (kufiri me Durresin) e deri tek grykederdhja e lumit Shkumbin, ka nje gjatesi prej afro 35 kilometra. Relievi teper i larmishem i kesaj gjatesie bregdeti, me brezin e reres qe shkon rreze kodrave, perrenjte e shumte qe e "copetojne" kete bregdet te bukur, brezi i paprekur i pishave qe e gjelberojne ate, etj., e bejne bregdetin e Kavajes nje nder pikat turistike bregdetare me te bukura ne vend, por me potenciale ende te pashfrytezuara ne nivelin e duhur.

Pergjate gjithe gjatesise se bregdetit shtrihen fshatra te shumte, emrat e te cileve i kane dhene emrat edhe segmenteve te caktuara te plazhit. Keshtu, njeri pas tjetrit, shtrihen plazhi i Golemit, i Karpenit, ai i Bagose, plazhi i Spillese dhe i Grethit.

Plazhi i Spillese dhe i Grethit, me nje gjatesi prej afro 8 kilometra, nis ne fund te zones shkembore te Bardhorit dhe zgjatet deri ne grykederdhjen e lumit Shkumbin. E gjithe gjatesia e plazhit pershkohet nga nje brez i gjelber pishash. Nderkohe, masivi i vargut kodrinor te Kryevidhit e ndan plazhin e Spillese nga zonat urbane (fshatrat dhe qyteti i Kavajes). Plazhi i Spillese gjendet afro 20 kilometra larg nga Kavaja.

Reportazh nga bregdeti i Kavajes dhe plazhet e tij
Plazhi i Spillese me studim urbanistik

Pas zones turistike te Golemit, edhe zona e Spillese eshte "zyrtarizuar" si zone turistike. Keshilli i Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise (KRRTRSH) miratoi para pak muajsh termat e references per zhvillimin e zones turistike te Spillese. Me 7 maj 2005, KRRTRSH-ja miratoi masterplanin per zhvillimin e zones turistike te Spillese me siperfaqe 430 hektare.

Miratimi i master-planit e kategorizon zonen turistike te Spillese si "zone turistike e nivelit te mesem", duke ruajtur keshtu te njejtin nivel me zonen turistike te Golemit dhe Malit te Robit dhe duke sjelle ne kete menyre nje vazhdim te llogjikshem ne rritje per nga ana cilesore, krahasuar me zonen turistike te nivelit masiv te plazhit te Durresit. Masterplani ndalon kategorikisht ndertimet ne brezin e reres dhe ne brezin e gjelber te pishave. Ne kete menyre, ndertimet me karakter turistik do te kryhen vetem ne thellesi te territorit duke mundesuar edhe integrimin e fshatrave te zones ne zhvillimin turistik te bregdetit.

Si te shkojme ne plazhin e Spillese?

Ndertimi i superstrades Durres-Elbasan e ka permiresuar ndjeshem cilesine e transportit per ne bregdetin e Kavajes. Keshtu, pushuesit vendas arrijne lehtesisht deri ne Kavaje, por me tej veshtiresite ende nuk jane sheshuar. Disa prej segmenteve rrugore ekzistuesw, si ato Kavaje-Karpen, Kavaje-Bardhor, Kavaje-Spille, etj., jane bere objekt nderhyrjesh, me qellim permiresimin e tyre. Rruget jane zgjeruar disi, jane niveluar duke u shtruar me cakull, por jo te gjitha jane asfaltuar. Transporti urban nga Kavaja ne drejtim te bregdetit mungon thuajse plotesisht. Plazhi i Spillese gjendet afro 20 kilometra larg nga Kavaja dhe udhetimi me automjet zgjat mbi nje ore.

Reportazh nga bregdeti i Kavajes dhe plazhet e tij
Te pushosh ne plazhin e Spillese.

Neqoftese ke vendosur t'i qendrosh larg zhurmes se diskotekave apo cmimeve te kripura te bregdetit te Sarandes dhe te Vlores, ose neqoftese ke vendosur t'i qendrosh larg zhurmes shurdhuese te qindra mijera pushuesve ne Durres apo Golem, atehere plazhi i Spillese eshte vendi me i pershtatshem. Ai eshte i izoluar, larg zhurmave, me cmime te arsyeshme dhe jep nje zgjidhje shume te volitshme per ju. Ne fakt, pikerisht per keto fakte ne plazhin e Spillese gjen vetem pushues familjare.

Ne Spille ka pak pushues ditore, pasi plazhi eshte teper larg per te shkuar e per t'u kthyer nga atje me automjet. Bwjnw pwrjashtim vetem banoret e fshatrave pergjate kodrave ne bregdet. Ne Spille gjen vetem pushues familjare qe kane zgjedhur per te buajtur ne shtepite e vendasve. Pergjate bregdetit afro 8 kilometra te gjate te plazhit te Spillese, mund te gjesh vetem tre apo kater hotele, te cilet jane teper modeste per nga cilesia e sherbimit, por kjo pasqyrohet ne cmimet e uleta. Pjesa derrmuese e pushuesve qendrojne me qera ne shtepite e banore te fshatrave qe thuajse te gjitha jane dy ose tre kateshe.

Uji i detit i paster, rera e trashe dhe e erret - nder rererat me kurative te bregdetit te Shqiperise se Mesme - dhe qetesia perbejne elementet kryesore qe i terheqin pushuesit drejt Spillese. Por, nuk ka shume te huaj, thuajse asnje. Spilleja njihet pak prej kosovareve apo pushuesve te tjere te huaj. Ne Spille gjen mjaft tiranas, elbasanllinj, durrsake, etj. Dhe, ata i sheh aty sebashku me famijet e tyre. Nuk eshte vendi mw klas per te kaluar muajin e mjaltit apo per te kaluar nje muaj pushimesh si cift, por mbetet nje vend i bukur dhe i qete per familjaret. Nuk ka diskoteka dhe as "live music" per te rinjte. Muzika e vetme qe mund te degjosh eshte ajo qe transmetohet ne kanalet radiofonike apo televizive.

Ne plazhin e Spillese nuk vjen njeri per te te hapur cadren apo pastruar shezlonet nga rera. Ne fakt, atje nuk ka cadra dhe shezlone private per te cilat duhet paguar nga 300 lek te reja ne dite. Kur te shkosh ne plazhin e Spillese sigurohu te marresh me vete ndonje cader apo carcaf. Por, edhe po nuk moret, keni hijen dhe freskine e pishave.

Publikuar: 01.07.2010 | 12:32
Lexuar: 1855 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime